Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti në një intervistë të enjten duke folur për shumë gjëra, përfshirë edhe publikimin e ligës për garat e UEFA-s.
Juventusi, të mërkurën mbrëma publikoi listën e lojtarëve që do të paraqiten në fazën e ligës të Ligës së Evropës.
Në mesin e lojtarëve që kanë mbetur jashtë kësaj liste, është edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
“Marrëveshja me UEFA-s nuk na lejon të kemi një skuadër shumë të gjerë. Kemi disa kufizime që na detyruan të lëmë jashtë listës së UEFA-s pesë lojtarë. Ishte një vendim që më ka lënë pa gjumë net të tëra”, ka thënë Spalletti.
Lënia jashtë e Zhegrovës është një sinjal se te skuadra italiane nuk llogaritin shumë në sulmuesin i krahut, i cili gjatë kësaj jave mund të largohet.
Në fakt, Juventusi e ka në shitje Zhegrovën, i cili po kërkohet në Arabinë Saudite nga skuadra e Al-Ittihadit.
Juventusi po kërkon 15 milionë euro për Zhegrovën, i cili ka kontratë valide deri në verën e vitit 2030.







