TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë, arrestohet një person

by teve1
2 orë ago
1
A A
Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë, arrestohet një person

Rreth 10 kilogramë e 500 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë janë sekuestruar të enjten në fshatin Nabërgjan të Pejës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga hetuesit e Njësitit për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, në kuadër të veprimeve hetimore dhe operative.

“Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga hetuesit e Njësitit për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, të cilët, në kuadër të veprimeve hetimore dhe operative, kanë realizuar sekuestrimin e substancës narkotike”, thuhet në komunikatë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili ka koordinuar dhe mbikëqyrur veprimet e mëtejshme procedurale.

Gjatë operacionit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga hetuesit në stacionin policor, ndërsa hetimet dhe veprimet e mëtejshme procedurale po vazhdojnë nën udhëzimet dhe koordinimin e prokurorit të shtetit.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një telefon mobil, i cili do të jetë pjesë e procedurave të mëtejshme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, mbeten të përkushtuara në luftimin e dukurisë së narkotikëve dhe veprave penale që ndërlidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike, duke ndërmarrë veprime të koordinuara hetimore dhe operative me qëllim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprave penale”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën