TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të kameramanit Laurent Krasniqi

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të kameramanit Laurent Krasniqi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të kameramanit Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku të mërkurën mbrëma në fshatin Llukar të Prishtinës.

Në telegramin e ngushëllimit, AGK-ja ka thënë se është “thellësisht e tronditur” nga vdekja e Krasniqit, i cili për disa vjet kishte punuar si kameraman në disa media në Kosovë, përfshirë T7, TV Dukagjini dhe Tëvë1.

“Për disa vjet, Laurenti ka punuar si kameraman në disa media, duke përfshirë T7, TV Dukagjini, Tëvë1 dhe të tjera. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale, dhe do të kujtohet për kolegialitetin e pashoq tek i gjithë komunitetit medial në vend”, thuhet në telegramin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar me Krasniqin.

“AGK-ja i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar bashkë me të”, thuhet në reagim.

Krasniqi humbi jetën pas një aksidenti të rëndë që ndodhi rreth orës 20:17 në Llukar, ku një veturë u përplas me motoçikletën që drejtonte ai. Fillimisht, ai u dërgua për trajtim në Emergjencën e QKUK-së, ku mjeku konstatoi vdekjen e tij.

Sipas informacioneve të publikuara pas aksidentit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i Krasniqit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, shoferi i veturës së përfshirë në aksident është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.

Tags: AGKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

US Carlos Alcaraz fiton me përmbysje ndaj Faria, kalon në turin e tretë të US Open

US Carlos Alcaraz fiton me përmbysje ndaj Faria, kalon në turin e tretë të US Open

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

​Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: Kosova është me ty

Gjobë 30 milionë dollarë për Clippers, kaluan limitin e pagës së Leonard

Gjobë 30 milionë dollarë për Clippers, kaluan limitin e pagës së Leonard

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Spalletti flet për lënien e Zhegrovës jashtë listës së UEFA

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

IKD kërkon hapjen e mbledhjeve të bordeve dhe komisioneve

Venezuela nënshkruan marrëveshje energjetike me gjigantët amerikanë dhe italianë

Venezuela nënshkruan marrëveshje energjetike me gjigantët amerikanë dhe italianë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën