TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së

by teve1
1 orë ago
0
A A
Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta të mëdha dhe vazhdimin e aktiviteteve kundërshtuese në rast se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë shpallen fajtorë.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se organizata pret kthimin e ish-krerëve të UÇK-së të pafajshëm në Kosovë, por, nuk do të rrijë duarkryq në rast se merret vendim dënues.

“Sido që të jetë ne nuk do të ndalemi asnjëherë duke protestuar e avokuar për të drejtat tona, që ne e kemi fituar në vitin 99, është e pakontestueshme, prandaj aktiviteti jonë nuk do ndalet asnjëherë, dëmi veçse është shkaktuar”, thotë ai për KosovaPress.

Syla shprehet i bindur se, nëse vendimi bazohet në prova, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

Megjithatë, ai shpreh shqetësimin se mund të ketë ndikim politik në vendimmarrje.

“Ne si organizatë e veteranëve të luftës prej ditës që është pritur të themelohet kjo gjykatë, e kemi kuptuar që është gjykatë e padrejtë dhe presim që bashkëluftëtarët tonë të kthehen të pafajshëm në shtëpitë e tyre dhe në çoftë se ky vendim do bazohet në prova, jemi të bindur se do të shpallen të pafajshëm. Në çoftë se do të ketë ndikim politik mbi këtë vendim, sepse duke e parë mundin e kësaj gjykate, mendojmë që prej themelimit të saj, komplet gjykata devijon edhe nga misioni se për çka është themeluar. Është bazuar në raportin e Dick Martit, ky raport nuk është më pjesë e aktakuzës, prandaj në çoftë se mund të ketë ndikim politik, mund të ketë ndonjë vendim negativ dhe nuk është vetëm për ish krerët e UÇK-së, por për krejt sakrificën e popullit tonë”, thotë Syla.

Sipas tij, OVL-UÇK gjatë gjithë kohës ka ngritur shqetësime edhe para përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale dhe, siç pretendon ai, shkeljen e të drejtave të të akuzuarve.

“Ne gjatë gjithë kohës e kemi potencuar me të gjithë komunikimin që kemi pasur me personalitetet ndërkombëtare, kur kemi folur me ta ka qenë vetëm proceduralisht qysh gjykata po i shkel të drejtat e njeriut atje. Gjatë gjithë kësaj kohe edhe avokatët mbrojtës e kanë përsëritur qindra herë. Herën e fundit ishte e papranueshme, kur prokuroria speciale i propozoi trupit gjykues për provat prej shtetit serb, të gjitha ato prova u pranuan dhe ishte e papranueshme”, thotë ai.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së vlerëson se protestat dhe aktivitetet e deritanishme të organizatës, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e opinionit lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.

Ai kritikon institucionet e Kosovës për, siç thotë, mungesë të veprimeve në mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së, duke shtuar se barra kryesore i ka mbetur Organizatës së Veteranëve të Luftës.

“Mendojmë që edhe në rrafshin diplomatik që kemi punuar për të drejtat e bashkëluftëtarëve tonë, përmes protestave, kemi pasur edhe jashtë Kosove, mendojmë që ia kemi arritur qëllimit, sepse ideja ka qenë me i hedhë dritë kësaj errësire që e krijoj gjykata speciale, mendoj që ka ndikuar pozitivisht, nuk ka as fëmijë 15 vjeçar që nuk e ka kuptuar se po bëhet padrejtësi. Kemi mbetur në një vesh të shurdhër. Shteti nuk bëri asnjë gjë, atëherë barra më e madhe na ra neve si organizatë e veteranëve të luftës.

OVL UÇK gjatë vitit ka mbajtur protesta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, në Hagë dhe Strasburg, duke i bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë për drejtësi.

Më 12 shtator do të mbahet edhe një protestë e fundit para vendimit përfundimtarë, ndërsa në datën e vendimit qytetarë të shumtë do të mblidhen para objektit të Gjykatës në Hagë.

Ndërkohë, të mërkurën, në vizitë në OVL ishte edhe ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se i pret çlirimtarët në Kosovë.

Ndërsa të premten, Shoqata e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të UÇK-së do të mbajnë një konferencë për media, për të shpalosur planet rreth verdiktit të Hagës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ata përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të cilat lidhen me periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999.

Të katër janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.

Pas gati gjashtë vjetësh prej transferimit të tyre në Hagë dhe më shumë se tre vjetësh prej fillimit të gjykimit, më 16 shtator 2026, në orën 10:00, pritet të shqiptohet aktgjykimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zemaj i reagon Abdixhikut: Sot e përgjithmonë, LDK

Nga misteri i fushatës te Malet e Sharrit: Trepika, uji më i ri në treg që bashkon shqiptarët e rajonit

Nga misteri i fushatës te Malet e Sharrit: Trepika, uji më i ri në treg që bashkon shqiptarët e rajonit

Gjobë 30 milionë dollarë për Clippers, kaluan limitin e pagës së Leonard

Gjobë 30 milionë dollarë për Clippers, kaluan limitin e pagës së Leonard

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Spalletti flet për lënien e Zhegrovës jashtë listës së UEFA

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë

Gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni, hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë

Venezuela nënshkruan marrëveshje energjetike me gjigantët amerikanë dhe italianë

Venezuela nënshkruan marrëveshje energjetike me gjigantët amerikanë dhe italianë

Rrjeti social Instagram po vendos kufizime për postimet?

Instagram forcon masat ndaj profileve të rreme të krijuara me AI

Sonte përballja vendimtare, Bashkimi ose Bora në finale

KB Bashkimi vazhdon përgatitjet në Greqi

Derbi i Ligës së Parë, të premten në Gjakovë

Derbi i Ligës së Parë, të premten në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën