TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmohet Policia e Kosovës në veri, lëndohen pesë policë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sulmohet Policia e Kosovës në veri, lëndohen pesë policë

Vetura e Policise qe u sulmua ne Leposaviq.

Përderisa Policia e kufirit kishin vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar, ata janë penguar nga dy vetura civile.

“Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejt të Policisë Kufitare në asistencë të  njësisë së Inteligjencës, në tentim për ta ndaluar kamionin i cili dyshohet qe kishte mall të kontrabanduar, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Magjistrales Mitrovice-Jarinjë, kanë bërë bllokimin e pjesshëm të rrugës, me dy vetura policore, me drita rotative të ndezura, me qëllim të sinjalizimit me kohë, për vozitësin e kamionit për tu ndaluar. Policia e Kosovës në fillim ka ndaluar  një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj  dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit. Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur  një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për tu ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka shkuar në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, raporton teve1.info

“Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa në fshatin Llazhinë Policia ka arritur të ndal kamionin dhe me kanë arrestuar vozitësin e kamionit, personin e dyshuar A.D.

Komunikata e plotë:

Kamioni që kontrabandonte mallra,  gjat tentimit për shmangje të ndaljes dhe arrestimit nga policia, godet veturën policore disa herë, rrezikon jetën e drejtpërdrejt të zyrtarëve policorë dhe lëndon pesë prej tyre

Prishtinë, më 17 Korrik 2022,

Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti për Kufi, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike në parandalimin dhe luftimin e krimit, kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale ndërkufitare, më datë 16.07.2022 në orët e mbrëmjes, në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviqit, përderisa zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile.

Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejt të Policisë Kufitare në asistencë të  njësisë së Inteligjencës, në tentim për ta ndaluar kamionin i cili dyshohet qe kishte mall të kontrabanduar, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Magjistrales Mitrovice-Jarinjë, kanë bërë bllokimin e pjesshëm të rrugës, me dy vetura policore, me drita rotative të ndezura, me qëllim të sinjalizimit me kohë, për vozitësin e kamionit për tu ndaluar. Policia e Kosovës në fillim ka ndaluar  një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj  dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit. Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur  një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për tu ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen.

Zyrtarët policorë me qëllim të ruajtjes së jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, ruajtjes së pronës si dhe zbatimit të ligjshmërisë kanë vazhduar me përcjelljen e kamionit, duke sinjalizuar gjatë gjithë kohës me alarm dhe rotacion si dhe me drita të gjata të automjetit që të ndalohet, mirëpo i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e dhëna dhe ka vazhduar në drejtim të magjistrales Mitrovicë –Jarinje, duke zhvilluar gjatë gjithë kohës shpejtësi shumë të madhe  dhe duke rrezikuar të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut duke edhe përdorur armën zyrtare.

Pas të gjitha veprimeve ligjore zyrtarët policorë, në fshatin Llazhinë kanë arritur të ndalin kamionin dhe me këtë rast kanë arrestuar vozitësin e kamionit, personin e dyshuar A.D (1990).

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e hetimeve regjionale të policisë kufitare,  njësia e anti terrorizmit, njësia e forenzikës si dhe Dogana e Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar  prokurori kujdestar dhe sipas urdhrit të tij, personi i dyshuar A.D, është dërguar në mbajtje dhe iniciohen rastet për ‘Kalim i Kufirit Ilegal’, ‘Kontrabandim Me Mallra’, dhe ‘Sulm ndaj Personit Zyrtar’. Personi i dyshuar U. R, (2002), vozitës i veturës lirohet në procedurë të rregullt ndërsa malli i kontrabanduar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.

Nga veprimet jo ligjore dhe me rrezikshmëri të lartë të dyshuarit, janë lënduar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë marrë trajtim mjekësor si dhe është dëmtuar një veturë zyrtare.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe dukuritë tjera negative.

ShareTweet

Postime të ngjashme

RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën

RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Sot samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri në Romë

Sot samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri në Romë

RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën

RTK pa paga, sot sërish protestë, BSPK dhe SBASHK mbështet protestën

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Sot samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri në Romë

Sot samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri në Romë

Formacioni i Sylvinhos në Andorrë, Hoxha startues

Sonte Andorrë–Shqipëri, kuqezinjtë gati për hapin e madh drejt Botërorit 2026

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Rrecaj: Mosformimi i Qeverisë Konjufca më i shëndetshëm për vendin

Rrecaj: Mosformimi i Qeverisë Konjufca më i shëndetshëm për vendin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën