Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të dy mjekëve ndaj të cilëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur të mërkurën aktakuzë nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë, pezullimi i dy kirurgëve do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
“Në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj dy kirurgëve të këtij spitali, të dyshuar për marrje ryshfeti, Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë njofton se ka marrë menjëherë vendimin për pezullimin nga detyra të të dy mjekëve të përfshirë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, thuhet në njoftim.
Spitali ka shprehur përkrahje të plotë për punën e organeve të drejtësisë, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin për forcimin e kontrollit të brendshëm dhe rritjen e transparencës në ofrimin e shërbimeve shëndetësore./teve1.info/
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj dy mjekëve në Vushtrri ka ngritur aktakuzë për marrje ryshfeti, ndërkaq ndaj nëntë personave për dhënie ryshfeti.
Aktakuzë ndaj dy mjekëve në Vushtrri për marrje ryshfeti, ndaj nëntë personave për dhënie







