TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti e Abdixhiku sërish në takim

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjendet në takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi është raportuar nga mediat, ndërsa për zhvillimin e tij ka bërë të ditur edhe gazetari i Tëvë1 nga terreni. Ende nuk janë bërë të ditura detajet e takimit, por zhvillimi i tij vjen në një moment kur mes dy partive është krijuar një situatë e re lidhur me kandidaturën për president.

Të martën, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku deklaroi se gjashtë nga 18 deputetët e kësaj partie kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Bëhet fjalë për Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Arben Gashin, Armend Zemajn dhe Janina Ymerin.

Ndërkohë, të martën është mbajtur edhe mbledhja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Pas takimit, Kurti tha se deputetët e këtij grupi janë pajtuar për kandidaturën e Sejdiut.

Megjithatë, sipas Kurtit, me refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, numri maksimal i votave që mund të sigurohen për kandidaturën e Sejdiut është 74.

Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me LDK-në për të mbetet valide, por ka bërë të ditur se fillimisht duhet të takohet sërish me Abdixhikun dhe më pas edhe me Kryesinë e Vetëvendosjes.

Bekim Sejdiu u propozua të hënën si kandidat për president, pas dakordimit politik të arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Takimi i sotëm mes Kurtit dhe Abdixhikut vjen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje lidhur me situatën e krijuar rreth votimit të kandidaturës për president.

Tags: albin kurtiLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Kërçeli: VV-ja kërkonte kujdes, PDK-ja insistonte të votohej

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Kërçeli: VV-ja kërkonte kujdes, PDK-ja insistonte të votohej

Komunat dhe roli i tyre në integrimin evropian, mbahet takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën

Komunat dhe roli i tyre në integrimin evropian, mbahet takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën

FSK-ja për herë të parë pjesë e trajnimit për liderë të rinj ushtarakë në Kroaci

Berisha: Rama dhe Vuçiç, kundër Kosovës dhe studentëve

Berisha: Rama dhe Vuçiç, kundër Kosovës dhe studentëve

Alarm te Bayerni, lëndohet Luis Diazi, mungon për disa javë

Alarm te Bayerni, lëndohet Luis Diazi, mungon për disa javë

Përmbysje e çmendur e ’76ers përballë Cavaliers, James me ‘double-double’

Përmbysje e çmendur e ’76ers përballë Cavaliers, James me ‘double-double’

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Kërçeli: VV-ja kërkonte kujdes, PDK-ja insistonte të votohej

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Kërçeli: VV-ja kërkonte kujdes, PDK-ja insistonte të votohej

Komunat dhe roli i tyre në integrimin evropian, mbahet takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën

Komunat dhe roli i tyre në integrimin evropian, mbahet takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën

FSK-ja për herë të parë pjesë e trajnimit për liderë të rinj ushtarakë në Kroaci

FSK-ja për herë të parë pjesë e trajnimit për liderë të rinj ushtarakë në Kroaci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën