Dion Gallapeni ka zhvilluar një paraqitje spektakolare me fanellën e Wisla Plock në Kupën e Polonisë.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ishte protagonist në fitoren 2-3 në udhëtim ndaj Luzino, duke dhuruar dy asistime për skuadrën e tij.
21-vjeçari asistoi në golin e parë dhe të dytë të Wisla Plock, duke qenë një prej lojtarëve më të dalluar të takimit.
Diamanti dardan po tregon edhe një herë se është në një formë të shkëlqyer, në një moment shumë të rëndësishëm, pak para ndeshjeve të muajit shtator me Kombëtaren e Kosovës.











