Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç, i cili po udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”.
I riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar, por nuk ka mundur t’i mbiejtonte dot plagëve të marra. Në aksident është plagosur edhe një qytetar nga Korça, i identifikuar si B. R. i cili po merr ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se përplasja mes automjetit “Land Rover” dhe një “Benz” ka ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar. Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende për t’u përcaktuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftim./rtsh.al/




