TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Analisti serb: Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, ka frikë nga zgjedhjet dhe burgu

by tëvë1
1 orë ago
1
A A
​Analisti serb: Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, ka frikë nga zgjedhjet dhe burgu

Gazetari dhe analisti politik serb, Srgjan Shkoro, ka vlerësuar se pushteti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po hyn në fazën e fundit të krizës politike dhe se, sipas tij, mund të përdorë dhunën dhe incidentet për të shmangur humbjen në zgjedhje dhe përgjegjësinë për qeverisjen e vendit.

Shkoro ka deklaruar se Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, pasi frikësohet nga humbja e pushtetit dhe pasojat që mund ta presin pas largimit nga politika, përfshirë mundësinë e përballjes me drejtësinë, shkruan slavija.info, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, pushteti në periudhën e ardhshme mund të intensifikojë dhunën, të shkaktojë incidente dhe të përdorë frikën si mjet për t’i mbajtur qytetarët larg kutive të votimit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos tërhiqen përballë grupeve të organizuara, por të mbrohen në mënyrë solidare dhe të organizuar.

Shkoro ka vlerësuar gjithashtu se partitë opozitare duhet t’ia lënë hapësirën listës studentore, për të cilën beson se aktualisht ka forcën më të madhe për ta mposhtur pushtetin e Vuçiqit.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur në Serbi pritet një tubim i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Novi Sad më 4 shtator, ku pritet të marrë pjesë edhe Vuçiqi. Tubimi është paralajmëruar në një periudhë të tensionuar politike në vend.

Duke folur për pozitën e partive opozitare, analisti serb ka shprehur qëndrimin se do të ishte moralisht dhe politikisht e përgjegjshme që partitë ekzistuese opozitare të tërhiqen dhe t’ia lënë hapësirën listës së studentëve.

Ai pret që pushteti gjatë periudhës parazgjedhore qëllimisht t’i hapë hapësirë mediatike opozitës së vjetër, me qëllim që ta shtyjë në plan të dytë listën e studentëve dhe të rikthejë retorikën për të kaluarën, në vend që të përballet drejtpërdrejt me studentët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Dy marinarë të vdekur në një tanker saudit në Hormuz, Arabia Saudite fajëson Iranin

Shefja e BE-së: Sulmi rus në Lajpcig shënon një përshkallëzim të ri në territorin e BE-së

Shefja e BE-së: Sulmi rus në Lajpcig shënon një përshkallëzim të ri në territorin e BE-së

Vdes në aksident trafiku gazetari nga Shqipëria

Vdes në aksident trafiku gazetari nga Shqipëria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën