Fortesa Orana e ka nisur mbarë garimin në kategorinë +68 kg, duke mundur Chaina Oudira të Algjerisë dhe sllovenen, Zala Maria Zibret. Fortesa u kualifikua në gjysmëfinale dhe është një fitore larg medaljes.
Ndërkohë, dy garuesit tjerë, Benjamin Shabani e Jakup Ajdari nuk arritën të vazhdojnë garën për medalje.
Shabani pas humbjes në raundin e parë, pësoi lëndim dhe nuk mundi të garojë në repesazh. Ajdari u ndal në luftën e parë dhe më pas në repesazh.











