TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut: Nuk bëhem pjesë e një marrëveshjeje që ia zgjat pushtetin Kurtit

by Tëvë1
2 orë ago
3
A A
Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka dalë publikisht kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Bajrami ka deklaruar se nuk do ta mbështesë një marrëveshje politike që, sipas saj, do t’ia zgjasë pushtetin kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka thënë se vota e saj nuk është deleguar te askush dhe se mandati që ka marrë nga qytetarët e obligon të veprojë në përputhje me bindjet e saj.

“Mbështetja që kam marrë nga qytetarët jo vetëm në zgjedhjet e fundit nuk më është dhënë për të qenë numër në Kuvend dhe as për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka theksuar se e konsideron të papranueshme që zgjidhja e krizës institucionale të përdoret si arsye për, siç është shprehur ajo, përqendrimin e mëtejshëm të pushtetit.

“Prandaj, për mua është e papranueshme që sot, në emër të zgjidhjes së krizës institucionale, të bëhemi pjesë e një marrëveshjeje që ia zgjat pushtetin e koncentruar Albin Kurtit”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Bajrami ka thënë se Kosova ka nevojë për funksionalitet institucional, por mbi të gjitha për balancë të pushteteve dhe kontroll demokratik.

“Po, Kosova ka nevojë për institucione funksionale, por Kosova ka nevojë mbi të gjitha për balancë institucionale, kontroll demokratik dhe llogaridhënie. Përqendrimi i pothuajse gjithë fuqisë institucionale në duart e një partie dhe të një njeriu nuk është zgjidhje, është rrezik për demokracinë dhe dëm për shtetin, tashmë e dëshmuar kjo që gjashtë vite radhazi”, ka shkruar ajo.

Deputetja e LDK-së ka bërë të ditur se është kundër zgjedhjeve të reja, por ka kundërshtuar që shmangia e tyre të jetë arsye për të votuar një marrëveshje që, sipas saj, nuk është konsultuar paraprakisht me deputetët e partisë.

“Jam kundër zgjedhjeve të reja, por shmangia e tyre nuk mund të jetë arsye që deputetët të votojnë një marrëveshje që u prezantohet si fakt i kryer”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka pretenduar se emrat e diskutuar për president nuk janë konsultuar më herët me deputetët e LDK-së.

“Emrat e diskutuar për President të Republikës nuk janë konsultuar paraprakisht me deputetët e LDK-së. Nëse nevojiten votat tona, konsultimi është dashur të bëhet para marrëveshjes, jo pasi ajo është arritur dhe është bërë publike”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, vota e deputetëve nuk mund të konsiderohet e garantuar paraprakisht.

“Askush nuk mund ta negociojë votën e një deputeti dhe pastaj, nëse nuk e merr atë votë, ta bëjë deputetin përgjegjës për zgjedhje të reja”, ka deklaruar ajo.

Bajrami ka ngritur edhe çështjen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se shmangia e zgjedhjeve nuk varet vetëm nga zgjedhja e presidentit.

“Pastaj mos të harrojmë se zgjedhjet nuk shmangen me çdo kusht me zgjedhjen e presidentit sepse Kuvendi për shkak të LVV ka bërë shkelje kushtetuese dhe është kalu afatin 30 ditor për konstituim”, ka shkruar ajo.

Në fund, Bajrami ka thënë se do të vazhdojë ta ushtrojë mandatin sipas bindjeve të saj dhe interesit të vendit.

“Deri në ditën e fundit të angazhimit tim politik do të përpiqem ta përfaqësoj më së miri besimin që më kanë dhënë qytetarët dhe të votoj sipas bindjes sime dhe interesit të vendit”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar se votat e marra nga qytetarët i konsideron përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj.

“53,788 vota nuk janë vetëm privilegj, janë përgjegjësi dhe këtë përgjegjësi nuk ia delegoj askujt. Demokraci!”, ka përfunduar Bajrami.

Tags: Hykmete BajramiLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Muhaxheri mbështet vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që deklaruan se nuk votojnë për Bekim Sejdiu për President

Muhaxheri mbështet vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që deklaruan se nuk votojnë për Bekim Sejdiu për President

Çitaku: Arrestimi i Krasniqit maja e një ajsbergu, PDK kërkon hetim për “mafinë energjetike”

Pas marrëveshjes LVV-LDK për presidentin, Çitaku i kërkon Kurtit konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit

Aleanca: Qëllimi i Vetëvendosjes është çuarja e vendit në zgjedhje të reja

Aleanca: Qëllimi i Vetëvendosjes është çuarja e vendit në zgjedhje të reja

Kryetarët e komunave protestojnë në Prishtinë: 7 kërkesa për Qeverinë për zhbllokimin e buxhetit

Kryetarët e komunave protestojnë në Prishtinë: 7 kërkesa për Qeverinë për zhbllokimin e buxhetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën