Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci e ka vlerësuar me agjendë politike protestës e thirrur nga Asociacioni i Komunave që do të mbahet sot.
Ai ka thënë se është kundër kësaj proteste, duke theksuar se komunikimi ndërinstitucional duhet të zgjidhet përmes dialogut
“Komunikimi ndërinstitucional duhet të zgjidhet përmes dialogut. Kjo nismë që synon të krijohet si praktikë, ku disa kryetarë komunash paralajmëruan të marrin pjesë në një protestë kundër Qeverisë, ka agjendë tërësisht politike dhe nuk e avancon ngritjen e shërbimit ndaj qytetarit. Qindra milionat euro e barrës financiare të komunave nuk janë obligime të Qeverisë së Albin Kurtit, por janë obligime të qeverisë PAN”, ka shkruar Peci.








