TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

by teve1
1 orë ago
1
A A
Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

Përfaqësues të partive nga komunitetet joshumicë kanë shprehur qëndrimin se Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet e qershorit, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës më 31 gusht prezantuan Bekim Sejdiun si kandidat të përbashkët për president.

Moszgjedhja e presidentit nxiti zgjedhjet parlamentare të qershorit – të tretat që nga shkurti i vitit 2025 – dhe në rast të dështimit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, vendi do të përballej me votime të reja.

Nga 120 vende në Kuvend, 20 u përkasin komuniteteve joshumicë: dhjetë komunitetit serb dhe dhjetë të tjera komuniteteve joserbe.

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike nga radhët e komunitetit boshnjak, tha se përkrah Sejdiun për president.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ajo shpreson që të gjithë deputetët e LDK-së ta përkrahin Sejdiun, teksa shton se vendi duhet të ketë sa më shpejt institucione të reja.

“Është mirë që më në fund kemi një kompromis mes LVV-së dhe LDK-së për propozimin e një kandidati, Bekim Sejdiut, për president të shtetit, dhe shpresoj që të gjithë deputetët nga grupi parlamentar i LDK-së do ta mbështesin. Menjëherë po shoh në media reagimin e deputetit Hoti se nuk do të votojë, gjë që mund të paraqesë problem gjatë votimit nëse të gjithë nuk janë unikë”, tha Rexhepi.

Ndërkaq, Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës tha shkurt për REL-in se e përkrah këtë kandidaturë.

Nenad Rashiq, deputet nga partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga radhët e komunitetit serb, ofroi mbështetje për kandidaturën.

“Po, e përkrah çdo marrëveshje mes partive politike për kandidat unifikues”, tha ai një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, Fikrim Damka nga partia turke KDTP, i tha Radios Evropa e Lirë se të gjitha partitë politike duhet të kenë prioritet tejkalimin e ngërçit dhe formimin e institucioneve të reja.

Ai e vlerësoi si zhvillim pozitiv dhe hap të rëndësishëm pajtueshmërinë politike për emrin e Sejdiut.

“Qëndrimi ynë është i qartë: Kosova nuk ka më kohë për zvarritje dhe bllokada të reja politike. Interesi shtetëror dhe institucional duhet të jetë mbi dallimet politike. Prandaj, e mbështesim përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të konstituimit të institucioneve dhe zhvillimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me Kushtetutën”, tha ai.

Damka shtoi se çdo marrëveshje politike, që i shërben stabilitetit institucional, funksionalizimit të shtetit dhe avancimit të interesave të qytetarëve “duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe seriozitet”.

Nga koalicioni VAKAT thanë se do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe do të votojnë. Rasim Demiri nga ky koalicion tha se kjo është përgjegjësi politike dhe institucionale.

“Votën tonë do ta japim me përgjegjësi, në përputhje me parimet tona politike, interesat e qytetarëve dhe të komuniteteve që përfaqësojmë, si dhe në bazë të konsultimeve dhe marrëveshjeve që do të arrihen”, tha ai për REL-in.

VAKAT, tha ai, konsideron se presidenti i vendit duhet të jetë një person që përfaqëson unitetin e të gjithë qytetarëve, respekton Kushtetutën dhe është garantues i barazisë dhe i të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Ndërkaq, deputeti i zgjedhur nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, po ashtu shprehu përkrahjen për kandidaturën e Sejdiut.

“Duke parë angazhimet dhe kontributin e tij të deritanishëm, mendoj se i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për një president konsensual dhe mendoj që zoti [Albin] Kurti dhe zoti [Lumir] Abdixhiku kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe ne si subjekt politik e përshëndesim dhe njëherësh e pëkrahim”, tha Kinolli.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe eksponentë nga Lista Serbe, nga Unioni Socialdemokrat, Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve dhe Partia e Bashkuar Gorane, për të kuptuar qëndrimin e tyre për çështjen e presidentit dhe kandidaturën e Sejdiut, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Sejdiu, 52-vjeçar, nëse siguron mbështetjen e nevojshme të deputetëve, do të bëhet presidenti i gjashtë i Kosovës.

Ndërkaq, teksa e kanë mirëpritur marrëveshjen mes LVV-së dhe LDK-së për presidentin, analistët i kanë thënë REL-it se druajnë që pakti do të hasë në probleme gjatë zbatimit.

LVV dhe LDK marrë së bashku kanë 71 vota, dhe për zgjedhjen e presidentit kërkohen që të paktën 80 deputetë të qëndrojnë në sallë gjatë votimit.

Votat e LDK-së duket se nuk janë të unifikuara, pasi Avdullah Hoti, publikisht doli kundër kandidaturës së Sejdiut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës

Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese

Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën