TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sfidat e qytetarëve nga komunitetet – Kërkohet më shumë bashkëpunim për të drejtat e tyre

Gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim përfaqësuesit e komuniteteve. Aty u kërkua më shumë bashkëpunim me komunat për mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
0 0
A A

I mblodhi në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Aty, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbajti takim me shefat e zyrave komunale për komunitete dhe kthim.

Madje ekzekutivi në detyrë kërkoi forcimin e bashkëpunimit me komunat për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Kurti tha se sfidat ndryshojnë nga një komunitet te tjetri dhe nga një komunë të tjetra.

“Kjo posaçërisht është e rëndësishme sepse një pjesë e madhe e çështjeve që lidhen me komunitetet shfaqet pikërisht në nivelin lokal. Arsimi, punësimi, qasja në shërbimet publike, të drejtat gjuhësore, shëndetësia, mbrojtja sociale, banimi, infrastruktura, dhe pjesëmarrja në vendimmarrje janë fusha ku nevojitet koordinim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve”, u shpreh kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ai përmendi edhe bashkëpunimin në mes komunave dhe institucioneve qendrore.

“Çështjet që identifikohen në nivel lokal shpesh kërkojnë angazhimin e më shumë se një institucioni. Për këtë arsye, është e rëndësishme që informacioni të mos ndalet në një nivel institucional, por të ekzistojë një rrjedhë e vazhdueshme ndërmjet komunave, institucioneve qendrore, dhe mekanizmave të tjerë përgjegjës”, tha Kurti tutje.

Për problemet e komuniteteve dhe adresimin e tyre foli edhe zëvendëskryeministri në detyrë për çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka.

“Duhet të nënvizoj: në parim që konsideroj veçanërisht të rëndësishme realizimin e të drejtave dhe qasjen në shërbimet publike nuk duhet të varen nga komuna në të cilën jeton qytetari.. Për këtë, duhet të zvogëlojmë dallimet në kapacitete ndërmjet komunave, të ndajmë praktika të mira dhe të bëjmë punën e zyrave komunitare më funksionale, dhe të orientuar drejt rezultateve. Por ky nuk është përgjegjësi vetëm e komunave”, theksoj edhe zëvendëskryeministri në detyrë për çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka.

Pjesa tjetër e diskutimit të Qeverisë në detyrë me përfaqësuesit e komuniteteve u bë me dyer të mbyllura për gazetarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuçi për propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit

Kuçi për propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit

Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Marrëveshja për presidentin: Konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin: Konsensus me shumë pikëpyetje

Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

Maqedonci takon ministrin turk të Mbrojtjes, uron pesë oficerët kosovarë të diplomuar në Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën