TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

by tëvë1
2 muaj ago
15
A A
Biografia e Bekim Sejdiut, kandidat për president

Bekim Sejdiu është propozuar si kandidati konsensual për president nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por kush është personi i propozuar për president, biografia e tij:

Bekim Sejdiu (1974) është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.Para emërimit gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese (prill 2015), gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Ai i takon brezit të parë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës.  Në këtë cilësi, ai ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë (2008-2012) dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork (2012-2014) Para se të caktohej Ambasador, gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Që nga viti 2002, gjyqtari Sejdiu është profesor (asistent) në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.

Gjyqtari Sejdiu ka përfunduar studimet juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (1999). Ai ka përfunduar dy magjistratura: në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin e Bilkentit (2005), dhe në fushën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës (2001).

Gjyqtari Sejdiu ka doktoruar në fushën studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike në Fakultetin e Qeverisë dhe të Studimeve Evropiane – Nova Univerza, në Slloveni.Në të gjitha angazhimet e tij publike, gjyqtari Sejdiu ka qenë ngushtë i lidhur me përpjekjet për promovimin e tolerancës shoqërore, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të barazisë gjinore, duke qenë kësisoj pjesë e grupit themelues dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Hulumtuesve Profesionalë të Institutit Kosovar për Hulumtime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED (2002-2008).

Në vitet 2000-2002, ka qenë edhe drejtor programi në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile – FKSHC.

Gjatë veprimtarisë së tij publike, gjyqtari Sejdiu është dekoruar me një numër dekoratash dhe mirënjohjesh, si: Dekoratën e Asamblesë së Shtetit të Nju-Jorkut (SHBA), Çelësin e qytetit Ëorcester (Massachusetts, SHBA) dhe Medaljen nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë.Duke qenë pjesë aktive në mësimdhënie universitare, gjyqtari Sejdiu ka ndjekur vizita studimore në universitete të ndryshme të Evropës dhe të SHBA-së.  Ka botuar një numër punimesh akademike në revista të ndryshme shkencore, ndërkombëtare dhe vendore.Gjyqtari Sejdiu është i martuar me Alberie Sejdiu (Rraci), mësuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me të cilën ka tre fëmijë: Melisën, Samirën dhe Jonin.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin në veri

“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin në veri

Nisi ora dimërore, akrepat u kthyen 60 minuta pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë prapa

Thaçi s’deklarohet për akuzat e reja

Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për pranimin e një dëshmie vetëm me shkrim

FSK realizon ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026” për forcimin e sigurisë kibernetike

Irani paralajmëron SHBA-në: Nxitja e anijeve drejt ujërave të minuara mund të vërë në shënjestër bazat amerikane

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

​Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutat

Thaçi s’deklarohet për akuzat e reja

Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për pranimin e një dëshmie vetëm me shkrim

Bill Clinton kritikon retorikën anti-islame: Jam lodhur me njerëzit që i nënçmojnë myslimanët

Bill Clinton kritikon retorikën anti-islame: Jam lodhur me njerëzit që i nënçmojnë myslimanët

FSK realizon ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026” për forcimin e sigurisë kibernetike

FSK realizon ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026” për forcimin e sigurisë kibernetike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën