Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë, duke thënë se personat e pagjetur vazhdojnë të mbeten një plagë e hapur për Kosovën, edhe shumë vite pas çlirimit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur solidaritet me familjet që ende presin për fatin e të afërmve të tyre dhe ka theksuar se kërkimi për të vërtetën dhe drejtësinë duhet të vazhdojë.
“Në ditën kur bota kujton personat e zhdukur, zemrat tona rrahin bashkë me familjet që ende presin të dashurit e tyre.Motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë të pagjetur nuk janë vetëm numra. Ata mbeten plagë e hapur për kombin, dhimbje që vazhdon edhe shumë vite pas çlirimit.Qëndrojmë të palëkundur në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë së munguar”, ka shkruar Haradinaj./teve1.info/








