TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj në Kosovë, shpejtësia shkaktare në deri 95% të rasteve

by Tëvë1
58 minuta ago
1
A A
Mbi 12 mijë aksidente në shtatë muaj në Kosovë, shpejtësia shkaktare në deri 95% të rasteve

Numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë është në rritje.

Të dhënat e Policisë së Kosovës, të siguruara nga KosovaPress, tregojnë se brenda shtatë muajve të parë të këtij viti janar – korrik, kanë ndodhur gjithsej 12 mijë e 446 aksidente.

Prej tyre, 55 kanë qenë aksidente fatale, 58 me persona të vdekur, 5007 aksidente me lëndime, 9184 me persona të lënduar dhe 7384 aksidente me dëme materiale.

Brenda periudhës së njëjtë, vitin e kaluar ndodhën gjithsej 13 mijë e 235 aksidente. Prej tyre, 52 kanë qenë aksidente fatale, 59 me persona të vdekur, 4854 aksidente me lëndime, 9285 me persona të lënduar dhe 8329 aksidente me dëme materiale, ndërsa u shqiptuan 448 mijë e 661 gjoba.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj për KosovaPress vë në dukje pesë faktorët që shkaktojnë aksidente. Sipas tij, elementi shpejtësi i faktorit njeri është fajtor në 95 për qind të rasteve.

“Shkaktarët e aksidenteve të komunikacionit rrugor janë faktori njeri, faktori rrugë, faktori automjet, faktori komunikacioni rrugor dhe faktori incident. Këta janë pesë faktorët që drejtpërdrejtë, përmes elementeve të tyre ndihmojnë ose janë shkaktarë të aksidenteve në komunikacionin rrugor. Elementi shpejtësi i faktorit njeri është shkaktar i hiq më pak se 90-95 për qind të aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet, me lëndime trupore dhe dëme materiale”, tha Dedaj.

Gjatë periudhës janar- korrik të këtij viti Policia e Kosovës shqiptoi 469 mijë e 9 gjoba shoferëve.

Për parandalim të aksidenteve të trafikut, Policia e Kosovës harton plane operative dhe bën fushata si masë parandaluese.

“Policia, për të parandaluar aksidentet në trafik, në vazhdimësi analizon të dhënat rreth sigurisë në trafik, harton plane operative, bënë fushata dhe si masë parandaluese/ndëshkuese gjobitë shkelësit në trafik. Po ashtu, në vazhdimësi apelojmë tek pjesëmarrësit në trafik, në veçanti ndaj ngasësve të automjeteve, që: të respektojnë rregullat në trafik dhe të përqendrohen në ngasje të automjetit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, Dedaj shpreh pikëpamjen se krijimi i ligjit të sigurisë së komunikacionit do të ndikonte që brenda 10 vjetësh numri i aksidenteve do të bjerë madje 50 për qind.

“Krijimi i ligjit të sigurisë së komunikacionit, në kuadër të atij ligji pastaj futet strategjia, instituti, agjencia që merret me masa preventive që sigurisht duhet të ketë një buxhet shtetëror. Në këtë formë do të kishim pasur mundësi brenda dy viteve, unë flas brenda gjashtë muajve, që të bëjmë hulumtime të tilla dhe të marrim masa preventive për parandalimin e aksidenteve, brenda strategjisë 10 vjeçare, 50 për qind e numrit të aksidenteve duhet të zvogëlohet’, shtoi ai.

Ndër qytetarë shihen me shqetësim përmasat tragjike të aksidenteve të trafikut në Kosovë.

Liridon Fazliu vetë kishte pësuar aksidentalisht, por fatmirësisht pa lëndime të mëdha.

“Më kanë shkelur duke u munduar t’u tregojë se si të hyjnë në parking. Shumë pak kam qenë i lënduar. Shpresoj se ndalen se shumë po ndodhin. Në tabelë shkruan 80 kilometra, ai vozit 200. Del ndonjë fëmijë, ta shkel fëmijën. Thotë ‘më fal’, s’mundesh me ia fal se gjynah”, tha Fazliu.

Sabit Hoxha, një qytetar tjetër, fajëson shoferët për aksidentet e trafikut.

“Patjetër. Çdo qytetar është përgjegjës për ngasjen e veturës vetë edhe zakonisht është fajtor për aksidentin. Se çka me ndryshuar, me rregulluar rrugët edhe me qenë qytetarët më të përgjegjshëm”, tha Hoxha.

Leonard Krasniqi është i mendimit se duhen të vendosen më shumë kamera dhe qytetarët të kenë më shumë kujdes.

“Besoj që institucionet duhet ndryshuar sa më shpejt. Duhet të vendosen kamera. Të ketë më shumë kujdes, për shkak se nuk duhet të ndodhin aksidente. Fatkeqësisht, numri i madh i aksidenteve nuk është diçka e re. Shpresoj do të ndalet kjo dukuri negative. Atyre që kanë bërë aksident, shërim sa më të shpejtë. Duhen të ndërmerren këto masa”, tha Krasniqi.

Përveç shpejtësisë, si shkaktar i shpeshtë i aksidenteve të trafikut konsiderohet edhe përdorimi i telefonave mobilë gjatë ngasjes së automjeteve.

Tags: aksidentetKosoverasteshpejtesiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

​Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë

Tërnava: Islami urdhëron për ruajtjen e lidhjeve familjare dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit

Tërnava: Të ndalen përpjekjet për njollosjen e Islamit dhe institucioneve islame

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën