Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, shtetas i Serbisë, është arrestuar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se kishte falsifikuar letërnjoftimin e Serbisë.
Sipas Policisë, pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
“Mitrovicë Veri 28.08.2026 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që dyshohet se kishte falsifikuar letërnjoftimin e Serbisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të PK-së./teve1.info/







