TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia glorifikon kriminelët e dënuar për gjenocid, pushteti atje kërkon funeral shtetëror e ushtarak për Mladiqin

by teve1
54 minuta ago
0
A A
Serbia glorifikon kriminelët e dënuar për gjenocid, pushteti atje kërkon funeral shtetëror e ushtarak për Mladiqin

Aleksandar Vulin kërkon që Ratko Mladiq të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake, pavarësisht se ish-komandanti serb u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Vdekja e Ratko Mladiçit ka nxitur reagime të forta në Serbi, ku figura të politikës nacionaliste kanë nisur ta paraqesin ish-komandantin e Ushtrisë së Republika Srpskës si hero, duke anashkaluar krimet për të cilat ai u shpall fajtor nga drejtësia ndërkombëtare.

Një prej zërave më të fuqishëm ka qenë Aleksandar Vulin, ish-ministër i Brendshëm i Serbisë dhe ish-drejtor i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), i cili kërkoi që Mladiqi të nderohet me funeral shtetëror dhe ushtarak, si dhe që në Serbi të shpallet ditë zie.

“Nga Gavrilo Principi te Ratko Mladiq, serbët më të mirë vriten në zinxhirë”, deklaroi Vulin.

Në deklaratën e tij, Vulin e paraqiti Mladiqin si një figurë që meriton “mirënjohje dhe dashuri” nga serbët, duke pretenduar se Republika Srpska “ia ka borxh jetën”.

Por Mladiçi nuk është thjesht një ish-komandant ushtarak.

Ai u dënua për përgjegjësi në gjenocidin e Srebrenicës, si dhe për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

Gjykatat ndërkombëtare e lidhën atë me fushata të përndjekjes, dëbimit dhe vrasjes së civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pikërisht për këtë arsye, kërkesa e Vulin për një funeral shtetëror dhe ushtarak përbën një tjetër përpjekje për ta zhvendosur figurën e Mladiqit nga përgjegjësia për krimet e luftës drejt një narrative heroike nacionaliste.

Nga i dënuar për gjenocid në Hagë, drejt një figure që qarqet nacionaliste serbe kërkojnë ta nderojnë me ceremoniale shtetërore.

Vulin nuk ishte i vetëm në këtë qëndrim.

Kryetari i Partisë së Re Demokratike, Millosh Jovanoviq, tha se vdekja e Mladiçit e kishte “tronditur thellë”, duke e përshkruar atë si një njeri që, sipas tij, mori përgjegjësi në momentet më të vështira dhe udhëhoqi luftën për “lirinë e popullit serb” në anën tjetër të Drinës.

Edhe MI – Lëvizja e Forcës së Popullit e cilësoi Mladiqin si një prej figurave më të rëndësishme ushtarake të historisë së fundit serbe dhe kritikoi Mekanizmin e Hagës për refuzimin e kërkesave për transferimin e tij në Serbi për trajtim mjekësor.

Në këtë mënyrë, vdekja e Mladiqit po shndërrohet në Serbi jo vetëm në një ngjarje mortore, por edhe në një betejë për mënyrën se si do të kujtohet një prej figurave kryesore të luftës në Bosnje.

Ndërsa drejtësia ndërkombëtare e ka shpallur përgjegjës për disa prej krimeve më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e politikës nacionaliste serbe po kërkon ta vendosë atë në panteonin e “heronjve” kombëtarë.

Kurse Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, deklaroi se Mlladiqi, në rast të vdekjes, do të varroset me nderime të larta shtetërore, duke argumentuar se ai ishte gjeneral dhe se “protokollet dihen”.

“Gjenerali Mlladiq është gjeneral dhe dihen protokollet. Dihet edhe roli i tij, por ajo që i takon gjeneralit Mlladiq me siguri do të respektohet”, deklaroi Vujiq për televizionin ATV.

Ai shtoi se familja e Mlladiqit do të vendosë për vendin e varrimit, ndërsa Republika Srpska nuk do të ketë vendimmarrje në këtë çështje.

Vujiq tha gjithashtu se Serbia është e gatshme të shkojë në Hagë për ta marrë trupin e Mlladiqit sapo të njoftohet për procedurat./Geopost

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për të rritur sigurinë e nxënësve

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për të rritur sigurinë e nxënësve

Zhduket një 14 vjeçar në Gjakovë

Një i mitur dhe një burrë raportohen të zhdukur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë

Ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës

Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit

Ndalohet një i mitur, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të Mlladiqit

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të Mlladiqit

Portieri Emiliano Martinez siguron kalimin te Chelsea

Portieri Emiliano Martinez siguron kalimin te Chelsea

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për të rritur sigurinë e nxënësve

Vendosen rrethoja mbrojtëse pranë shkollave në Prishtinë, Rama: Për të rritur sigurinë e nxënësve

Akil Gjakova në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Akil Gjakova në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Zhduket një 14 vjeçar në Gjakovë

Një i mitur dhe një burrë raportohen të zhdukur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

“Camp Nou” i Barcelonës favorit për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve më 2029

“Camp Nou” i Barcelonës favorit për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve më 2029

Presidenti i Komitetit Olimpik në Poloni arrestohet për korrupsion

Presidenti i Komitetit Olimpik në Poloni arrestohet për korrupsion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën