Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku u ulën sërish përballë njëri tjetrit.
Kësaj radhe, liderët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, diskutuan për propozimet konkrete për President konsensual.
Takimi mbi tre orësh, i bëri optimist për zgjidhje të dy liderët, të cilët megjithatë vendosën që emrat e diskutuar të mos i bëjnë publik.
“Tash negocimi është shumë i vështirë sepse duhet të diskutohet hollësisht dhe gjerësisht, shumësia e emrave që trajtohen shtohet atëherë kur njërit prej bashkëbiseduesve në radhën kur ka fjalën sjell emër të ri dhe argumenton për filan personin e pastaj duhet të dëgjojë të tjerët çfarë mendojnë për atë person. Por lista zvogëlohet kur është e qartë se nuk mund të ketë dakordim për emër të përveçëm”, u shpreh Kurti
Të gjitha propozimet, sipas kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë në një vij me parkimet e darkorduara.
“Në tërësinë e emrave të prezantuar mund të them se të gjithë emrat, dikush më shumë e dikush më pak, janë në vijë me parimet e dakorduara deri më tani dhe, në këtë drejtim, lë të them se ky është një hap përpara”, tha kryetari i LDK-së.
Megjithatë, analisti politik Latif Mustafa, është pesimist për arritjen e një marrëveshjeje.
Ky është takimi i dytë i Kurtit dhe Abdixhikut për emrin e presidentit konsensual.
Përveç tyre, në të dyja takimit morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të partive.
Me Kurtin ishin Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, ndërsa me Abdixhikun, Vjosa Osmani e Lutfi Haziri.



