TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë

Ditët për vendimin ndaj katërshes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur së numëruari mbrapsht, para se Gjykata Speciale ta thotë fjalën e saj.

Për vendimin e madh të Speciales, organizatori i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka bërë të ditur se do të ketë dy organizime, ku njëri do të nisë më 12 shtator në Prishtinë e tjetri më 16 shtator në Hagë.

“Po, janë dy organizime. Njëri është me 12 shtator në Prishtinë “Marshi i Lirisë”, Kosova po bëhet gati. Tjetri është më 16 shtator, me të njëjtën moto, me të njëjtin përshkrim, vetëm se është i zhvendosur në Hagë, në kohë reale të ndodhë ku ndodh edhe gjykimi final që e gjithë Kosova e pret. Po, organizimi është shumë i mirë, për shkak edhe të përvojave të dy marsheve të tjera, për shkak edhe të afrisë së emocionit me verdiktin. Edhe ky është tregues që vëmendja qytetare është e rritur në raport me atë se çka po ndodh në Hagë, edhe bashkëpunimi është shumë më i madh se marshe të tjera, që i bie logjikisht që ndoshta do të jetë marshi më i madh ndonjëherë në historinë të Kosovës”, tha Tasholli.

Ai tha se në marshin e 12 shtatorit, numri i qytetarëve që do të jenë në rrugë e sheshe duke i përkrahur ish-krerët e UÇK-së do ta tejkalojë 200 mijëshin.

“Po, zakonisht hezitoj pak të flas me numra, po besoj që, kam përshtypjen që 200 mijë vetë do të jenë në shesh, më 12 shtator, që i bie që do të jetë prej organizimeve më të mëdha ndonjëherë në historinë e Kosovës. Mund të jetë edhe numër më i madh, por nuk besoj që do të jemi më pak se 200 mijë vetë”, tha ai.

Tasholli për KosovaPress foli edhe për organizime të tjera që pritet t’i bëjë platforma “Liria ka emër”, nëse verdikti i Speciales do të jetë lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, ku tha se do të marshojnë me motorë nga Aeroporti i Prishtinës deri në qendër të kryeqytetit.

“Po, nëse vendimi do të jetë lirues, ne e kemi paraparë një marsh tjetër me motorë, motoristë. Nëse ju kujtohet e kemi pasur një marsh në Hagë dhe kjo do të jetë një ndër format e organizimit të mikpritjes së tyre, mirëpritjes në fakt, edhe kemi paraparë që nga aeroporti i Prishtinës deri në Prishtinë në qendër, me siguri do të jetë krejt Kosova në rrugë duke i pritur. Edhe kjo është ajo simbolika që do të provojmë me e bë. Tash nuk i dimë për shkak të specifikave edhe protokolleve të caktuara se qysh do të ndodhin, po nijetin e kemi të mirë për me e bë një lloj simbolike të organizimit, të mikpritjes së tyre në vendin dhe tokën që i përkasin”, tha Tasholli.

Vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, të cilët po mbahen në paraburgim që nga fillimi i nëntorit të vitit 2020 në Hagë do të jepet nga Gjykata Speciale më 16 shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

KRU “Prishtina” shkyç nga sistemi konsumatorët me borxhe

KRU “Prishtina” shkyç nga sistemi konsumatorët me borxhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën