TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mësimi gjithëditor zgjerohet në katër shkolla tjera në Prishtinë, parafillorët me katër orë mësim

by teve1
1 orë ago
7
A A
Mësimi gjithëditor zgjerohet në katër shkolla tjera në Prishtinë, parafillorët me katër orë mësim

Mësimi gjithëditor në Prishtinë do të zgjerohet në katër shkolla të tjera të Prishtinës, ndërsa nga 1 shtatori nxënësit do të rikthehen në procesin mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ka thënë se komuna është e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai ka bërë të ditur se këtë vit do të zgjerohet edhe mësimi gjithëditor në disa shkolla, ndërsa “Zenel Hajdini” dhe “Asim Vokshi”, të cilat vitin e kaluar kanë funksionuar të bashkuara, do të ndahen sërish dhe nxënësit do të kthehen në shkollat e tyre.

“Sigurisht do të vazhdojmë edhe me implementimin e mësimit gjithëditor, duke u zgjeruar në katër shkolla të reja, të cilat do të jenë Mehmet Gjevori Afrim Gashi, shkolla në Vranidoll, pra do të jenë këto shkolla të cilat do të përfshihen në kuadër të mësimit gjithëditor, edhe njëherësh edhe Asim Vokshi, që janë ndarë tashmë ndryshe prej vitit të kaluar ku këto kanë qenë të fuzionuara, po tentojmë që t’i ndajmë, të implementohet në dy shkolla: edhe në Zenel Hajdini, edhe në shkollën Asim Vokshi. Pra nxënësit të kthehen prapë në vendet e tyre”, ka deklaruar Elshani.

Ai ka thënë se investimet në shkollat ku zbatohet mësimi gjithëditor, do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit për të i furnizuar shkollat që të kenë kushtet për mbajtjen e mësimit tërëditor.

“Investimet në këto shkolla do të jenë pra gjatë gjithë kohës, nuk do të ndalen asnjëherë. Nuk është e thënë që këto punë të mbarojnë vetëm gjatë muajve të të verës. Pra ka edhe çështje të tjera që janë kryesisht investime, furnizime me materiale, që nënkupton me kokëshiltet, me inventarin e ri shkollor dhe me shumëçka tjetër që do të jenë për gjatë gjithë vitit do të investohet në këto shkolla, që nuk ndikojnë asnjëherë në procesin mësimor”, ka thënë ai.

Elshani e ka cilësuar implementimin e mësimit gjithëditor si sfidues, pasi Prishtina është komuna e parë që ka nisur këtë proces dhe nuk ka përvoja të ngjashme nga komunat e tjera.

Ndërkohë, për zgjatjen e orarit të parafillorëve nga dy në katër orë, drejtori i Arsimit ka thënë se ky ndryshim është bërë edhe në bazë të kërkesave të prindërve dhe nevojave të fëmijëve.

“Pra ka qenë një gatishmëri, për të cilën unë i falënderoj të gjithë edukatorët që janë të angazhuar në kuadër të kësaj grupmoshe, pra në parafillorët për 5 dhe 6, për grupmoshat 5 deri në 6. Ka qenë një gatishmëri e tyre për të pranuar një ndryshim të orarit meqenëse ashtu siç kanë punuar gjatë viteve të kaluara ka qenë e vështirë edhe për ata. Mirëpo në anën tjetër ka qenë edhe një kërkesë e prindërve, por edhe e fëmijëve, nxënësve, për të pasur një orar më të gjatë, një orar më të përshtatshëm për prindërit meqë pothuajse secili sot është i angazhuar në punë edhe kanë qenë vështirësi të mëdha që dikush të shkojë në punë në ora 8:00, pastaj të kthehet në shtëpi, ta dërgojë fëmijën në ora 9:00, të qëndrojë fëmija aty deri në ora 11:00, ta marrë prapë edhe ta dërgojë në qendrim ditor. Tash jemi duke mundësuar një orar të plotë 4-orësh ku fëmijët të qëndrojnë në kuadër të mësimit të parafillorëve edhe të nivelit të pasdites”, ka deklaruar Elshani.

Sipas tij, orari katërorësh do t’u mundësojë fëmijëve të kenë më shumë mundësi për aktivitete, socializim dhe përgatitje për klasën e parë.

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

KGJK suspendon gjyqtarin e Themelores në Prishtinë pas arrestimit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës

KGJK suspendon gjyqtarin e Themelores në Prishtinë pas arrestimit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore, hapet rruga për blerjen e tyre

Rama akuzon Çekun për mos sigurimin e librave

Rama akuzon Çekun për mos sigurimin e librave

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën