TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IQMT në aksion, gjobiten udhërrëfyesit turistikë pa licencë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
IQMT në aksion, gjobiten udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka nisur aksionin për mbikëqyrjen e veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë në Kosovë, me fokus te personat që ushtrojnë këtë veprimtari pa licencën e nevojshme.

Sipas IQMT-së, gjatë ditës së sotme inspektimet janë duke u zhvilluar në regjionet e Prizrenit, Prishtinës dhe Obiliqit, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë.

Në kuadër të inspektimeve është evidentuar edhe angazhimi i udhërrëfyesve jo-vendas nga kompani turistike të vendeve të rajonit. IQMT thekson se në rastet kur këta persona veprojnë pa licencën e kërkuar, janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Institucioni paralajmëron masa ndaj operatorëve turistikë, personave juridikë, bizneseve individuale dhe personave fizikë që ushtrojnë ose mundësojnë ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik pa licencë.

“Ushtrimi i veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik në kundërshtim me dispozitat ligjore përbën kundërvajtje dhe dënohet me gjobë prej 3,000 deri në 9,000 euro”, thuhet në njoftimin e IQMT-së.

Sipas institucionit, angazhimi i personave të palicencuar nuk paraqet vetëm shkelje ligjore, por mund të ndikojë edhe në mënyrën se si prezantohen historia, trashëgimia kulturore dhe vlerat turistike të Kosovës.

IQMT u ka bërë thirrje operatorëve turistikë që udhërrëfyesit t’i angazhojnë në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara.

Institucioni ka inkurajuar kompanitë turistike që të angazhojnë udhërrëfyes vendorë të licencuar, me qëllim që vizitorët të marrin informacione të sakta, profesionale dhe të besueshme për lokacionet që vizitojnë në Kosovë.

IQMT ka paralajmëruar se inspektimet dhe masat ndëshkuese ndaj subjekteve që veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Turizmin do të vazhdojnë.

Tags: AksiongjobaIQMTTeve1udherrefyesit turistik
ShareTweet

Postime të ngjashme

​11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

​11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu sot vizitë në Maqedoninë e Veriut

Mot me diell dhe vranësira gjatë javës

Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën