Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje(LVV) është e gatshme dhe se i ka emrat për kandidatët për president, por nuk mund t’i bëjë publikë për momentin.
“Lëvizja Vetëvendosje, unë vetëm po them që është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me ju, më vjen keq, sepse pastaj kjo do ta humbte kuptimin procesit të negocimit”, tha Konjufca.
Tutje, ai tha se beson që edhe LDK-ja së shpejti do të jetë gati për këtë proces.
Këto deklarime, Konjufca i bëri në një prononcim për media pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj tij, ku akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.









