Orar i ngjeshur i ekipit të Kosovës sot, ku bien në sy tri përballje me mikpritësin Italinë.
Vëmendja më e madhe është te boksierja Donjeta Sadiku, e cila garon me greken Sofia Legaki në gjysmëfinale të kategorisë -60 kg.
Në rast të fitores, Sadiku do të siguroj të paktën medaljen e argjendtë.
Ndërkohë, vajzat e volejbollit synojnë mrekullinë ndaj Turqisë. Fitorja i kualifikon në gjysmëfinale.











