Brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 331 shërbime emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike, ku brenda 24 orëve të fundit janë trajtuar 111 pacientë.
“Gjatë kësaj periudhe, rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse:
79 pacientë në Reanimim;
111 pacientë në Emergjencën Internistike;
56 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;
62 pacientë në Emergjencën Ortopedike”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Më tej, bëhet e ditur se në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar 25 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik, si dhe tre persona të përfshirë në përleshje fizike.







