Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike në vend dhe ngërçin institucional, duke thënë se procesi për konstituimin e institucioneve mund të shtyhet deri në mesin e shtatorit.
Haliti ka deklaruar se Kuvendi, sipas tij, gjatë muajit gusht është në pushim vjetor dhe se seancat e rregullta plenare nisin në shtator, pa një datë të përcaktuar paraprakisht për fillimin e tyre.
“Duhet me dalë me protestua që spo krijohen institucionet, por ajo që kasha me theksu e që se ka prezantu e ska marr vendim actual kryetarja e Parlamentit, është se Parlamenti me Kushtetutë shkon në pushim vjetor e ka gushtin deri në fillimin e shtatorit pa e përcaktuar datën se kur cila është data e fillimit të seancave, pra shtatori është muaji ku fillojnë seancat e rregullta plenare. Injorimin që po e bënë Albini është metodë e tij e punës, kjo është forma më demokratike që po bënë PDK-ja në protest, Albini nuk i beson askujt për me ia dhënë pozitën e presidentit për faktin se është deklaruar edhe vetë, një besim që i është dhënë Vjosës e ka konsideruar si besprim… Unë besoj që kjo situatë do të shtyhet kështu deri në mesin e shtatorit dhe pastaj mund të zgjedhet me marrëveshje kryetari i Kuvendit, dhe pastaj shohim a do të ketë kandidat për president”, ka deklaruar Haliti në emisionin “Ditari” në tëvë1.
Ai ka kritikuar edhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar “injorimin” si një metodë të tij të punës.
Sipas Halitit, nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, situata mund të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme.
“Unë besoj që kjo situatë do të shtyhet kështu deri në mesin e shtatorit dhe pastaj mund të zgjidhet me marrëveshje kryetari i Kuvendit, dhe pastaj shohim a do të ketë kandidat për president”, është shprehur ai.
Kurse sa i përket një oferte për bashkëqeverisje mes LVV dhe PDK-së, ky i fundit ka mohuar ka se PDK-ja ka marrë ndonjë ofertë konkrete nga Kurti për bashkëqeverisje.
“Kurti s’ka pasur ofertë për PDK-në, ai ka kërkuar emra për president, mendim dhe në fund ka thënë në rregull e bëjmë, u japim nënshkrimet për secilin dhe i fusim në vota me hy në zgjedhje për me zgjedh dikë tjetër”, ka deklaruar Haliti.
Ai ka thënë se përderisa nuk ka dakordim për një emër konkret për president, nuk mund të flitet për një marrëveshje politike.
Sipas tij, gatishmëria për bashkëqeverisje mungon nga ana e pozitës, ndërsa Kurti mund të ketë interes që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Gadishmëria për bashkëqeverisje po i mungon pozitës. Këtë rast Kurtit i konvenon me e dërgua vendin në zgjedhje, mund të fitojë më shumë vota”, ka thënë ai.
Haliti ka theksuar se PDK-ja nuk e sheh veten si “parti të kryetarit” dhe se pa një ofertë të pranueshme nuk ka arsye ta pranojë një marrëveshje.
“Ne s’kemi pasur ofertë, s’jemi parti e kryetarit. Përderisa s’ke ofertë të pranueshme, s’ki pse me pranu”, është shprehur ai.
Ai ka paralajmëruar se PDK-ja duhet të përgatitet për një opozitarizëm të fuqishëm dhe në rast të zgjedhjeve të reja, të rrisë angazhimin politik edhe në Kosovë edhe në diasporë.
Duke folur për çështjen e presidentit, Haliti ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Propozimin për president për Hashim Thaçin duhet me e bë Albin Kurti, sepse ai e ka shumicën”, ka deklaruar Haliti./teve1.info/




