Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve kanë realizuar kontroll në një subjekt farmaceutik në Prishtinë.
Gjatë kontrollit, në pjesën e tualetit të lokalit është zbuluar një hapësirë e modifikuar, në të cilën janw fshehur 2,161 pako barnash pa dokumentacion mbulues dhe pa banderola të Republikës së Kosovës.
Dogana ka njoftuar se me autorizim të prokurorit kompetent, kontrolli ka vazhduar edhe në një shtëpi banimi të ndërlidhur me rastin.
Gjatë kontrollit të bodrumit dhe pjesëve të tjera të objektit janë zbuluar edhe 398 pako barnash pa banderola RKS.
Sipas Doganws, në të dy lokacionet janë sekuestruar gjithsej 2,559 pako barnash.
“Malli i zbuluar në subjektin farmaceutik dhe në shtëpinë e banimit është sekuestruar dhe evidentuar në dokumentacionin përkatës, së bashku me specifikacionet e sasive dhe emërtimet e barnave. Vlera dhe detyrimet e përllogaritura janë: Në subjektin farmaceutik: vlera doganore 15,112.84 euro, Në shtëpinë e banimit vlera doganore 5,633.10 euro . Vlera e përgjithshme doganore e mallit të sekuestruar është 20,745.94 euro. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin kompetent dhe institucionet përgjegjëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet nw njoftimin e Doganws./teve1.info/









