Njësoj sikurse të hënën, çmimet maksimale të derivateve do të jenë edhe të martën.
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka njoftuar se çmimi i naftës është 1.79 euro për litër.
Edhe çmimi i benzinës është 1.53 euro për litër, ndërsa i gazit 0.62 euro për litër.
Çmimi i naftës prej 1.79 euro vazhdon të jetë i njëjtë tash e pesë ditë radhazi.







