Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar po punojnë për gjetjen e një presidenti të ri të vendit.
“Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë”, ka deklaruar Haxhiu.
Aktualisht Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar dhe nuk ka marrveshje politike mes partive politike as për çështjen e presidentit.







