Një kthesë e papritur dhe e bujshme në të ardhmen e Julián Álvarez. Përballë murit të ngritur nga Atlético Madridi ndaj një transferimi të mundshëm te Barcelona – destinacioni i preferuar prej kohësh nga sulmuesi – argjentinasi ka vendosur t’ia hapë dyert një transferimi te Arsenali para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Sipas asaj që raporton mediumi spanjoll “AS”, sulmuesi argjentinas po e konsideron tashmë Arsenalin si rrugëdaljen më konkrete për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll.
Ekziston, në fakt, vetëdija se me Barcelonën do të jetë e pamundur të arrihet marrëveshja, ndërsa fishkëllimat e tifozëve madrilenë gjatë ditës së djeshme kanë lënë gjurmë.
Gjithmonë sipas medias spanjolle, drejtuesit e klubit londinez kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me rrethin e lojtarit gjatë periudhës së fundit.
I transferuar në vitin 2024 nga Manchester City dhe i blinduar me një kontratë deri në vitin 2030, argjentinasi konsiderohet i paprekshëm nga drejtuesit e klubit spanjoll.









