TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përkujton Dervish Rozhajën: Një nga personalitetet më të shquara në Kosovë

by Teve1
26 minuta ago
1
A A
Kurti përkujton Dervish Rozhajën: Një nga personalitetet më të shquara në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 30-vjetorin e vdekjes së Dervish Rozhajës, rektorit të parë të Universitetit të Prishtinës dhe një prej figurave më të rëndësishme të shkencës, arsimit dhe jetës publike në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se 30 vite më pas nga dita kur ai vdiq, më 23 gusht të vitit 1996, e kujtojmë Dervish Rozhajën, njërin ndër personalitetet më të shquara të shkencës, arsimit dhe jetës publike në historinë e Kosovës.

Kurti ka vlerësuar veçanërisht rolin e Rozhajës në themelimin dhe zhvillimin e Universitetit të Prishtinës.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, Universiteti i Prishtinës ishte institucioni më i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë. E biologu dhe fiziologu Dervish Rozhaja, ishte profesor universitar dhe rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, anëtar dhe më pas nënkryetar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Duke folur për formimin dhe karrierën e Rozhajës, Kurti ka theksuar se ai u dallua që në moshë të re për arritjet e tij akademike.

“Dervish Rozhaja ka lindur në vitin 1934 në Pejë, ku edhe e kreu shkollimin fillor. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Gjakovë më 1949, ai studioi për biologji në Universitetin e Beogradit ku u diplomua më 1954. Katër vite më vonë, ai doktoroi kur ishte ende vetëm 24 vjeçar, duke u bërë doktori më i ri në moshë në tërë ish Jugosllavinë”.

Kurti ka përmendur edhe momentin e zgjedhjes së Rozhajës si rektor i parë të Universitetit të Prishtinës.

“Dhjetë vite më pas, kur u themelua Universiteti i Prishtinës, në mbledhjen e parë që i nxori organet drejtuese të tij, më 13 shkurt 1970, Dervish Rozhaja u zgjodh rektori i parë i Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Kurti.

Në postimin e tij, Kurti ka rikujtuar edhe një pjesë të fjalimit të Rozhajës në ceremoninë themeltare të Universitetit të Prishtinës, ku ai kishte folur për rëndësinë e shkencës në zhvillimin e shoqërisë.

“Zhvillimi i fuqishëm i shkencës sjell ndryshime përkatëse në koncepcionin dhe pozicionin e saj në shoqëri. Në vend të shkencës si aktivitet i ndarë nga jeta, sot e kemi depërtimin e saj në të gjitha poret e jetës”.

Kurti ka veçuar edhe përvojën ndërkombëtare të Rozhajës, i cili gjatë viteve të Luftës së Ftohtë u specializua në institucione shkencore në Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fund, kryeministri në detyrë ka vlerësuar trashëgiminë e tij shkencore dhe institucionale.

“Dervish Rozhaja vdiq në Prishtinë më 23 gusht 1996, në moshën 62 vjeçare. Ai do të kujtohet për kontributin e tij të gjerë shkencor, profesional dhe institucional në jetën shkencore akademike por edhe në atë publike në Kosovë”.

“U kujtoftë gjithmonë mes nderimesh dhe mirënjohjesh, si një profil shembullor i shkencëtarit, profesorit dhe akademikut që me ndërgjegje u përgjigjet kërkesave të kohës së tij”, ka përfunduar Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Albulena Haxhiu, deputete apo u.d e presidentes? – çka thotë Kushtetuta?

Albulena Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Shpërthen zjarri në fshatin Kollë të Vushtrrisë

Shpërthen zjarri në fshatin Kollë të Vushtrrisë

Policia e Kosovës arreston serbin në Bërnjak, i janë gjetur dy sprej, shufër metalike dhe imitim i armës plastike

Pritje deri në 30 minuta në Mutivodë, kjo është gjendja në pikat kufitare në vendin tonë

Kisha në Vushtrri, i moshuari: S’jemi kundër vëllezërve katolikë, por kundër bandave që po na përçajnë

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Kurti përkujton Dervish Rozhajën: Një nga personalitetet më të shquara në Kosovë

Kurti përkujton Dervish Rozhajën: Një nga personalitetet më të shquara në Kosovë

Policia e Kosovës arreston serbin në Bërnjak, i janë gjetur dy sprej, shufër metalike dhe imitim i armës plastike

Pritje deri në 30 minuta në Mutivodë, kjo është gjendja në pikat kufitare në vendin tonë

Kisha në Vushtrri, i moshuari: S’jemi kundër vëllezërve katolikë, por kundër bandave që po na përçajnë

Kisha në Vushtrri, i moshuari: S’jemi kundër vëllezërve katolikë, por kundër bandave që po na përçajnë

Curtis Jones zyrtarisht lojtar i Interit

Curtis Jones zyrtarisht lojtar i Interit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën