TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kisha në Vushtrri, i moshuari: S’jemi kundër vëllezërve katolikë, por kundër bandave që po na përçajnë

by Teve1
2 muaj ago
4
A A
Kisha në Vushtrri, i moshuari: S’jemi kundër vëllezërve katolikë, por kundër bandave që po na përçajnë

Disa qytetarë sot protestuan në fshatin Zogaj të Vushtrrisë kundër “Lëvizjes për Rikthim” dhe ndërtimit të një kishe në këtë fshat.

Gurëthemeli i kishës që u vu disa ditë më parë.

Para protestuesve foli Hakif Sinani, një i moshuar nga Vushtrria, i cili tha se janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre, pasi tha se janë kundër bandave, që sipas tij, po mundohen t’i përçajnë shqiptarët mes vete.

“Ne këtu sot jemi mbledhur për ta shprehur pakënaqësinë tonë, po na bëhet e padrejtë, nuk kemi ardhur ta kërcënojmë askënd. S’jemi kundër as fesë katolike e as myslimane, vëllezër jemi, bashkë kemi luftuar. Por, kemi ardhur kundër këtyre bandave që po mundohen të na përçajnë mes vete, që po financohen okupatori serbo-rus. Ne nuk jemi kundër katolikëve, sepse s’mund të jemi pasi jemi vëllezër, por jemi kundër këtyre që po mundohen të na përçajnë. Këto përçarje po bëhen me mësimin e Vuçiqit e dreqit e të birit. Mos e lejoni, ju bëj thirrje edhe katolikëve që të mos i lejojnë të hyjnë në mesin e tyre dhe mesin tonë. As nuk bën që ne t’i lejojmë derisa ata kanë kohë të ngrenë gurë nëpër fusha pasi është e padrejtë dhe e panevojshme. Të na përçajnë në liri tonë, po më doket diçka shumë rëndë”, tha ai, raporton KP.

Ndërsa, një nga organizatorët e protestës tha se janë të papranueshme përpjekjet për ta përdorur fenë si instrument politik përmes projekteve, që sipas tij, perceptohen si kisha katolike.

“Shqiptarët me shekuj e kanë dëshmuar se mund të jenë shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare. Myslimanë, katolikë e ortodoksë kanë jetuar krah për krah, kanë sakrifikuar së bashku dhe e kanë ruajtur identitetin kombëtar përtej dallimeve fetare. Pra, kjo është pasuri e jonë dhe ajo që ne duhet ta mbrojmë. Prandaj, çdo thirrje për vëllavrasje, çdo gjuhë urrejtje, çdo përpjekje për ta kthyer shqiptarin kundër shqiptarit dhe çdo etiketim i tjetrit për shkak të besimit të tij duhet të dënohet. Ajo që e nxit vëllain të ngrihet kundër vëllait, nuk e mbron fenë por po e shkatërron atë. Ai që mbjell urrejtje në mes shqiptarëve, nuk po i shërben kombit por po i shërben përçarjes. Të papranueshme janë përpjekjet për ta përdorur fenë si instrument politik përmes projekteve që krijojnë tensione të panevojshme ose perceptohen si kisha katolike”, tha ai.

Pas fjalimeve, protesta është përmbyllur e qetë, teksa në vendin e ngjarjes janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hajnat futen nga dritarja e shtëpisë dhe vjedhin stoli ari e para në Prishtinë

Hajnat futen nga dritarja e shtëpisë dhe vjedhin stoli ari e para në Prishtinë

Kosovari kapet duke vozitur me shpejtësi prej 220 km në orë në Maqedoninë e Veriut, ndaj tij ngrihet kallëzim penal

31 aksidente trafiku dhe 2,283 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve

Dyshohet se gjashtë shtetas nga Bangladeshi u sollën ilegalisht në Kosovë

Dyshohet se gjashtë shtetas nga Bangladeshi u sollën ilegalisht në Kosovë

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Zhduken dy vajza të mitura në Livoç të Epërm të Gjilanit

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshje, Malisheva synon kreun

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshje, Malisheva synon kreun

Përleshje dhe plaçkitje në Francë pas protestave, mbi 1.000 të arrestuar

Përleshje dhe plaçkitje në Francë pas protestave, mbi 1.000 të arrestuar

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Zhduken dy vajza të mitura në Livoç të Epërm të Gjilanit

Thaçi flet për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe për dënimin e Hashim Thaçit: Kjo situatë nuk do të marrë fund

Thaçi flet për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe për dënimin e Hashim Thaçit: Kjo situatë nuk do të marrë fund

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën