TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

by Teve1
5 minuta ago
0
A A
Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila po qëndron në Taranto të Italisë,  ku ka folur për vizitën në taborin e sportistëve kosovarë, emocionet nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, si dhe atmosferën që po mbretëron në delegacionin e Kosovës.

Gjatë vizitës në anijen “AROYA”, ku po qëndron delegacioni kosovar, Haxhiu ka bërë të ditur se së bashku me ministrat kanë diskutuar edhe mundësinë e gjetjes së një modeli të ngjashëm akomodimi për Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Kosovë në vitin 2030.

“Është e vërtetë sot vizituam ekipin tonë këtu në këtë Anije që është një Anije me kapacitete të shumta dhe duke vizituar të njëjtit pas takimit tonë, po mendonim bashkë me ministrat se çka mund të bëjmë në Republikën e Kosovës diçka të ngjashme. Ne e dimë se Kosova nuk ka det, por çka mund të bëjmë që ta kemi më të lehtë akomodimin e ekipeve që do të vijnë në Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Republikën e Kosovës. Pra po mundohem që të shohim alternativa të tjera sepse jam shumë e bindur se edhe Italia e ka pasur problemin e njëjtë sikurse shumë shtete tjera, prandaj kjo na dha mundësinë që të diskutojmë për çështje tjera”, ka thënë Haxhiu për RTK.

Haxhiu është shprehur optimiste për paraqitjen e sportistëve kosovarë në “Taranto 2026”, duke vlerësuar numrin e madh të përfaqësuesve të Kosovës në këto Lojëra.

“Sigurisht së për mua si ushtruese e detyrës se presidentes është kënaqësi që isha këtu. Vizitova ekipin më të madh që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës në Lojërat Mesdhetare, siç e dini janë 163 sportistë në 21 sporte që është një ndër ekipet më të mëdha nga gjitha shtete që garojnë në këto Lojëra Mesdhetare. Unë i urova suksese dhe jam shumë e bindur se do ta japin më të mirën nga vetja e tyre. Ne korrëm sukses në volejboll, ku isha aty, i pash vajzat tona që bënë një lojë të jashtëzakonshme, me këmbëngulje shumë të madhe, më përkushtim shumë të madh, prandaj kjo na bën të besojmë se do të kemi shumë suksese në këto gara dhe do të kthehen sportistët tonë më shumë medalje”, ka pohuar ajo.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes ka folur edhe për emocionet e ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare, duke veçuar momentin kur delegacioni i Kosovës parakaloi me flamurin shtetëror.

“Tash është goxha vështirë më përshkruar emocionin që kishim mbrëmë deri sa parakalonte ekipi i Kosovës me flamurin e valur të Republikës sonë dhe me një entuziazëm shumë të madh të sportistëve tonë, djemve dhe vajzave të Republikës së Kosovës, pra ishte një ndenje shumë e veçantë dhe unë në krah më presidentin e Shqipërisë, Begaj dhe ajo çfarë ndodhi është se kur parakalojë ekipi i Kosovës dhe ekipi i Republikës së Shoqërisë të dy presidentët u ngritëm në këmbë për të dyja ekipet, kjo do të thotë se kemi shumë të rëndësishme që përfaqësohemi si komb, si dy shtete, por unë i kuptojë së lojërat i kanë sfidat e tyre, është një garë ku diku mund të kesh sukses e diku jo, por jam e bindur se sportistët tonë do të japin më të mirën nga vetja”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shprehur bindjen se sportistët kosovarë do të japin maksimumin e tyre në ditët në vijim dhe do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në “Taranto 2026”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë

Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave

Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën