Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ka bërë një punë të madhe në veri të Kosovës.
“Në Veri të Kosovës nuk ka banda kriminale, ka rend, progres, ligj dhe zhvillim ekonomik. Kosovën nuk mund ta sfidojë më askush. Sot kemi përkrahje të shtetit për popullatën serbe atje. Dihet se dikur institucionet e Kosovës kanë qenë inekzistente atje. Serbët nuk kanë lejuar shtrirjen e institucioneve dikur, sot ndodhë e kundërta”, tha Dugolli për “InfoNata” në Tëvë1.
Zëvendësministri i Brendshëm në detyrë i Qeverisë, foli edhe për hapjen graduale të urës së Ibrit teksa komentoi edhe ndërtimin e dy urave të tjera që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës vitet e fundit.
“Tashmë i kemi hapur dy ura. Kemi kapërcim të madh, pra jo vetëm hapje të urës, por edhe ndërtimin e urave të reja. Vetëm kur ka qarkullim, jeta duket normale. Edhe për varrezën masive që folëm me herët në Zubin Potok, informata kishte që nga viti 20023, por nuk kishte vullnet politik që të zbulohet. Sot jemi në situatë tjetër”, pohoi ai.







