Medon Berisha pritet të rikthehet gradualisht në stërvitjet me ekipin e Lecce-s në Serie A, duke nisur nga java e ardhshme.
Mesfushori shqiptar ka përfunduar me sukses testet fizike të në Turku të Finlandës, pas operacionit për këputjen e tendinit të djathtë rectus femoris. Në testet e zhvilluara në Finlandë ishte i pranishëm edhe Dr. Lempainen, së bashku me stafin e tij, të cilët kanë ndjekur nga afër gjendjen dhe progresin e futbollistit.
Pas rezultateve pozitive, Dr. Lempainen ka dhënë dritën jeshile për rikthimin gradual dhe progresiv të Berishës në stërvitjet me ekipin. Kështu, lojtari pritet të nisë javën e ardhshme punën me grupin e Lecce-s, duke iu afruar hap pas hapi rikthimit të plotë në fushë. Berisha do të ndiqet me kujdes gjatë kësaj faze, me ngarkesat stërvitore që do të rriten në mënyrë progresive, me synimin për ta rikthyer në dispozicion të skuadrës në Serie A.









