Jetmir Topalli rikthehet te FC Ballkani.
Sulmuesi ka nënshkruar me klubin dhe pas gjashtë viteve të karrierës ndërkombëtare, rikthehet aty ku nisi shkëlqimin si futbollist.
Një rikthim i rëndësishëm për skuadrën suharekse, me Jetmirin që vjen me përvojë të madhe të fituar gjatë viteve të fundit jashtë vendit.
“Tani është koha për një kapitull të ri, këtë herë sërish me fanellën e Ballkanit. Mirë se u ktheve në shtëpi, Jetmir!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Pendikspor, Istanbulspor, Manisa FK, Y. Malatyaspor janë ekipet që është aktivizuar në Turqi,Jetmir Topalli.
Ai është 28-vjeçar.








