Një 16-vjeçar është ndaluar për 24 orë, pasi dyshohet se gjatë një mosmarrëveshjeje në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka kanosur një person me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar.
Gjatë kontrollit, në një hapësirë me barishte jashtë një shtëpie, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, pa fishekë.
Pas intervistimit, i dyshuari B.C është ndaluar për 24 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar, madhor, është liruar dhe rasti ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja me armë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./teve1.info/








