TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës është një problem që e vuajnë shumë njerëz.

Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell.

Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që shkaktojnë këtë problem.

Më poshtë do të mësoni mbi kujdesin që duhet të tregoni për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga vapa.

Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli

Një nga arsyet kryesore është koha që qëndrojmë të ekspozuar në diell.

Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga dhimbja e kokës.

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajri i thatë e i nxehtë dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit shkaktojnë dhimbje të forta koke.

Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjellë përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Një arsye që nuk është shumë e njohur është pikërisht ulja e nivelit të sheqerit.

Kur ne ecim në diell, trupi ynë punon pak më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme.

Këtij procesi i shtohen lodhja e muskujve dhe ndryshimi i presionit të gjakut dhe i lëngjeve të trupit.

Të gjithë këta faktorë ndikojnë në formimin e dhimbjes së kokës.

Simptomat

Disa nga shenjat që paralajmërojnë dhimbjen e kokës nga dielli, AgroWeb.org i liston më poshtë:

Dhimbje therëse e kokës
Të përzierat
Ndjeshmëri ndaj dritës
Dhimbje e qafës
Dehidratimi

Si të parandalojmë dhe trajtojmë dhimbjet e kokës

Edhe pse qetësuesit janë të shumtë dhe të aftë për të luftuar dhimbjet e kokës, shpesh nuk janë të përshtatshëm për këtë lloj dhimbjeje.

Disa nga metodat për të shmangur dhimbjet e kokës nga dielli i stinës së verës:

Ambientet e freskëta duhet të kthehen në vendet tuaja të preferuara

Një dhomë me ajër të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës është zgjidhja e përkryer.

Për personat që punojnë në mëngjes, e mira është të shmangin oraret e diellit të fortë.

Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët që të arrini në zyrën tuaj pa ju ekspozuar dielli i fortë.

Nëse do t’ju duhet të lëvizni edhe gjatë ditës, atëherë zgjidhni rrugën me më shumë hije. Kudo që të shkoni, sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete.

Merrni me vete një kapele

Kur shkojmë në plazh, shumë prej nesh bëjnë gabimin dhe nuk vendosin kapele.

Ajo bën të mundur krijimin e një hijeje për sytë tanë, duke i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit.

Njësoj si lëkura që ka nevojë për kremin mbrojtës, edhe sytë duan përkujdesje. Kapelja dhe syzet janë dy nga mënyrat më të thjeshta për t’i mbrojtur.

Disa kura të thjeshta në kushte shtëpie

Kur të ktheheni në shtëpi, është e mira që të bëni një dush të vakët, në mënyrë që temperatura e trupit të ulet.

Lagni një peshqir të vogël me ujë të ftohtë dhe vendoseni pranë syve dhe ballit, ndërkohë që çlodheni.

Merrni paketa çaji kamomili dhe vendosini në ujë të ftohtë, më pas aplikojini direkt në sytë tuaj.

Çaji do të qetësojë menjëherë dhimbjen e syve dhe do të ulë ënjtjen nga vapa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Ja pse duhet të ecni pasi të hani

Ja pse duhet të ecni pasi të hani

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës

Pse lëkura e grave dhe burrave shërohet ndryshe?

Pse lëkura e grave dhe burrave shërohet ndryshe?

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën