TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërmimet në Zubin Potok drejt fundit- identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave

Gërmimet në Zubin Potok për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës kanë hyrë në fazën e fundit. Për të gjitha gjetjet dhe ecurinë e gjithë procesit, detaje për Tëvë1, ka zbuluar kryetari i komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Kushtrim Gara.

by Arlind Beqiraj
21 minuta ago
0 0
A A

Ka tri javë që shiritat e sigurisë janë vendosur në disa fshatra të Zubin Potokut.

Kjo meqë në tri lokacione në këtë komunë, filluan gërmimet pas dyshimeve për varreza masive.

E këto dyshime shumë shpejtë u vërtetuan kur në Kalludër të Vogël, u gjetën mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E të enjten, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar Për Personat e Zhdukur, ka zbuluar për Tëvë1, se mbetjet e sa personave u gjetën gjatë gjithë procesit të gërmimeve.
Tutje Gara, tha se gërmimet po shkojnë drejt fundit.

“Në kuptimin e gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore është çështje ditësh, në qoftë se jo sot, nesër, pra gjatë kësaj jave. Mirëpo, në kuptimin e përfundimit në tërësi si proces, pasi është faza e shqyrtimit të mbetjeve, pastaj është çështja e analizave të ADN-së, e cila është çështje e testimit në laborator që kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë do të marrë pak kohë”, ka thënë ai.

Por, ani pse gërmimet mund të përfundojnë këtu, shumë shpejt mund të nisin në lokacione të tjera.

Krejt kjo pas dyshimeve për varreza të tjera masive në veriun e vendit.

Në lidhje me zbulimin e këtyre varrezave masive, autoritetet serbe në fund të korrikut e arrestuan një person në Serbi.

Këtë të fundit e akuzuan për spiunazh, pasi dha informacione se ku gjenden trupat e 23 personave që dyshohet se i përkasin grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Ndërsa për vrasjen dhe fshehjen e trupave të tyre, deri me tani Policia e Kosovës i ka arrestuar tre serbë nga Zubin Potoku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

MASH-prindërve: Mos nxitoni me blerjen e teksteve mësimore

Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë

Sveçla për rastin Rashkoviq: Vuçiq pretendon tërheqjen e vëmendjes pas zbulimit të tri varrezave masive

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Paraburgim për tre të dyshuar për fajde në Prizren

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

Në Zubin Potok gjenden mbetje kockore të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Gërmimet në Zubin Potok drejt fundit- identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

MASH-prindërve: Mos nxitoni me blerjen e teksteve mësimore

Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë

Sveçla për rastin Rashkoviq: Vuçiq pretendon tërheqjen e vëmendjes pas zbulimit të tri varrezave masive

YouTube mbyll kanalet që shpërndanin video mashtruese me AL

YouTube ndryshon rregullat e shikimeve

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën