TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

by Teve1
16 minuta ago
1
A A
Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë” shkon përtej një qëndrimi të zakonshëm politik. Ai e lidh drejtpërdrejt fatin e komunitetit serb në Kosovë me mbështetjen ndaj një subjekti politik të lidhur ngushtë me Beogradin.

Në paraqitjen e tij nga Toplica, Vuçiq foli për zhvillimet në Kosovë, akuzoi institucionet e Kosovës dhe vendet perëndimore për presion ndaj serbëve dhe kërkoi nga NATO-ja që të pengojë hapjen e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicën e Veriut. Por mesazhi më i fortë politik ishte ai që lidhej me Listën Serbe.

“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë as serbë në Kosovë”, deklaroi Vuçiq.

Më pas, ai sqaroi se me “Listën Serbe” nuk nënkupton domosdoshmërisht vetëm subjektin që mban këtë emër, por një forcë politike që, sipas tij, përfaqëson Beogradin, Serbinë dhe popullin serb në Kosovë.

Mesazhi i Vuçiqit krijon një lidhje të drejtpërdrejtë mes mbështetjes politike dhe ekzistencës së komunitetit serb në Kosovë: nëse nuk ekziston një përfaqësim politik i mbështetur nga Beogradi, atëherë vihet në pikëpyetje edhe prania e serbëve.

Një formulim i tillë mund të funksionojë si presion mbi votuesit serbë të Kosovës. Në vend që zgjedhja politike të trajtohet si një e drejtë individuale, ajo vendoset në kuadrin e një çështjeje ekzistenciale.

Kështu, një qytetar serb që dëshiron të mbështesë një alternativë tjetër politike mund të përballet me mesazhin se zgjedhja e tij nuk është thjesht një votë kundër një partie, por potencialisht një votë kundër interesit të komunitetit serb.

Vuçiq e ka lidhur edhe më herët rezultatin e zgjedhjeve dhe mbështetjen për një listë të përkrahur nga Beogradi me të ardhmen e serbëve në Kosovë. Në deklaratat e tij të fundit, ai ka paralajmëruar se nëse një listë e mbështetur nga Beogradi nuk e merr besimin e serbëve, mund të mos kalojnë dy vjet dhe serbët të mos mbeten në Kosovë.

Ndërsa rastin e Rashiqit, Vuçiq e futi në një narrativë më të gjerë të pasigurisë së serbëve, duke u munduar ta rrisë frikën brenda komunitetit dhe, paralelisht, ta bëjë më bindës mesazhin se serbët duhet të qëndrojnë të bashkuar rreth strukturave politike të mbështetura nga Beogradi.

Duke folur për mediat serbe, Vuçiq tha se do t’i dërgojë një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me kërkesë që ura të mos hapet.

“Sonte po i dërgoj letër Rutes. Dhe çfarë mund të bëjmë ne? Aq sa mundemi të luftojmë, do të luftojmë”, tha Vuçiq.

Ai e lidhi çështjen e urës me atë që e cilësoi si presion ndaj serbëve në Kosovë, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe “ndihmësit e tij në Perëndim” për atë që e quajti “terrorizim” të serbëve.

Sipas Vuçiqit, serbët në Kosovë po përballen me arrestime, keqtrajtime dhe akuza të rreme. Ai foli edhe për rastin e Nenad Rashkoviqit, duke pretenduar se ai ishte keqtrajtuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Bëhet fjalë për terror, jo vetëm nga Albin Kurti, por edhe nga ndihmësit e tij në Perëndim”, tha Vuçiq.

Ai e përdori rastin e Rashkoviqit edhe për të sulmuar politikën e Kurtit, duke thënë se “shpina e Nenad Rashkoviqit është fytyra e Albin Kurtit”. Në një deklarim të mëhershëm, Vuçiq kishte thënë gjithashtu se Kurti nuk është i interesuar për dialog.

Në deklaratat e tij të fundit, Vuçiq e paraqet përfaqësimin politik të mbështetur nga Beogradi si një faktor vendimtar për, siç e përshkruan ai, “mbijetesën” e serbëve në Kosovë.

Autostrada Nish–Merdar është projekt që historikisht është paraqitur nga Beogradi si lidhje drejt Kosovës dhe më tej drejt Shqipërisë. Në vitin 2021, Vuçiqi e kishte lidhur këtë projekt në mënyrë eksplicite me lidhjen me serbët në Kosovë dhe me marrëdhëniet me shqiptarët.

Ndryshe, Toplica ka një rëndësi të veçantë në kujtesën historike shqiptare. Rajoni ishte një nga hapësirat nga të cilat shqiptarët u dëbuan gjatë luftërave serbo-osmane të viteve 1877–1878, pas të cilave territore të banuara nga shqiptarë iu bashkuan Principatës së Serbisë. Një pjesë e madhe e të dëbuarve u vendosën më pas në territoret e Kosovës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoqata e Qumështoreve: Qumështi duhet të konkurrojë me qumësht, jo me vaj palme

Shoqata e Qumështoreve: Qumështi duhet të konkurrojë me qumësht, jo me vaj palme

Sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë

Sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë

Humb jetën një punëtor i KEK-ut

Humb jetën një punëtor i KEK-ut

Plagoset me sëpatë një 45-vjeçar në Delvinë

Plagoset me sëpatë një 45-vjeçar në Delvinë

Shoqata e Qumështoreve: Qumështi duhet të konkurrojë me qumësht, jo me vaj palme

Shoqata e Qumështoreve: Qumështi duhet të konkurrojë me qumësht, jo me vaj palme

Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

Sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë

Sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministri i Sportit flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Ministri i Sportit flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Tifozët me peticion, kërkojnë dorëheqjen e Infantinos

Tifozët me peticion, kërkojnë dorëheqjen e Infantinos

Humb jetën një punëtor i KEK-ut

Humb jetën një punëtor i KEK-ut

Intervistë e Fisnik Asllanit për sekretet e formës së tij dhe krenarinë për përfaqësimin e Kosovës

Dortmundi kthen interesimin te Fisnik Asllani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën