TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri i Sportit flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare

by Bujar Mehmeti
6 minuta ago
0
A A
Ministri i Sportit flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, në një intervistë për KosovaPress, nga Taranto e Italisë, ku po mbahen Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ka folur për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, si dhe për pritshmëritë nga sportistët kosovarë në këtë edicion.

Gashani ka thënë se Kosova në Asamblenë e Përgjithshme do të paraqitet me rezultate konkrete të punës së bërë deri më tani në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.

“Ne jemi të bindur se para asamblesë, para të gjithëve kemi çfarë themi, kemi çfarë të tregojmë, kemi çfarë të dëshmojmë se Kosova ka bërë hapa e po bën hapa të shpejtë në përgatitjen e lojërave. Tani më po kalojmë nga ëndrra, nga vizioni drejt nga strategjia besoj, drejt implementimit. Tani më veç jemi duke filluar me hapa të shpejtë të implementojmë hapat e punët e veprimet, aktivitetet që na çojnë drejt përgatitjes së duhur të pritjes, të mikpritjes së Lojërave Mesdhetare 2030. Një ngjarje tepër e rëndësishme për vendin tonë, një ngjarje që sikur e keni dëgjuar shumë herë nga unë e nga të gjithë, po e trajtojmë si prioritet kombëtar”, theksoi Gashani.

Sipas tij, puna për organizimin e “Prishtina 2030”, tashmë ka hyrë në një fazë tjetër, atë të zbatimit të planifikimeve dhe marrjes së vendimeve konkrete.

“Tashmë jo vetëm që kemi mbajtur takimin e parë të Komitetit Organizativ, por edhe të dytin e kemi mbajtur sepse në takimin e dytë kemi pasur vendimmarrjen në lidhje me përfaqësimin e Kosovës këtu. Dhe ne jemi këtu nga vendimet e marra në atë takim për ta përfaqësuar, për t’i treguar Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së hapat tanë. Dhe po, ashtu siç thatë, ky është hap shumë i madh e i duhur në drejtim të përgjegjësisë së strukturuar të punëve që po na presin”, vijoi tutje Gashani.

Një moment i veçantë për Kosovën në Taranto do të jetë ceremonia e dorëzimit të stafetës për edicionin e ardhshëm të Lojërave Mesdhetare, të cilat do të mbahen në Prishtinë në vitin 2030.

Gashani ka theksuar se pikërisht për këtë arsye përfaqësimi i Kosovës në Taranto është i një rëndësie të veçantë, pasi delegacioni kosovarë do të ketë mundësinë që përmes këtij edicioni të nisë promovimin e Prishtinës si nikoqire e ardhshme.

“Këto lojëra në Taranto 2026 janë specifike për ne sepse neve do të na dorëzohet stafeta për lojërat e ardhshme, prandaj përfaqësimi ynë këtu duhet të jetë i shkëlqyeshëm. Ekipi ynë përveçse është i madh është edhe cilësor, e përveçse është cilësor është edhe entuziast e optimist se do të kthehemi me rezultate shumë të mira, por përveç rezultateve do të përfaqësojmë me dinjitet Kosovën tonë e kështu do ta shfrytëzojmë këtë si një nxitje, si një trampolinë për lojërat e ardhshme me qëllim që në lojërat e ardhshme jo vetëm të shkëlqejmë në organizimin e tyre, por edhe në performancën e sportistëve.”, deklaroi Gashani.

Sa i përket rezultateve sportive, ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit ka pranuar se pritshmëritë më të mëdha për medalje janë nga xhudo, por ka theksuar se Kosova ka sportistë cilësorë edhe në disiplina të tjera.

“Ka qenë një kohë kur gjithmonë për futboll është folur Brazili e pastaj të tjerët, edhe këtu te ne momentalisht flasim xhudo pastaj të tjerët, kështu që shohim sepse kemi edhe sportistë të tjerë që jemi optimistë se do të performojnë shumë shumë mirë edhe do të kthehen me rezultate të mira, të shkëlqyeshme, e po se po me një përfaqësim të dinjitshëm për Kosovën.”, tha Gashani në fund.

Ai ka vlerësuar se sportistët kosovarë në Taranto nuk do të kenë vetëm objektiv medaljet, por edhe përfaqësimin sa më dinjitoz të shtetit.

Për Kosovën, Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” janë të veçanta edhe për faktin se në këtë edicion nis zyrtarisht rrugëtimi drejt “Prishtina 2030”, ku vendi ynë do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive ndërkombëtare që është organizuar ndonjëherë në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tifozët me peticion, kërkojnë dorëheqjen e Infantinos

Tifozët me peticion, kërkojnë dorëheqjen e Infantinos

Intervistë e Fisnik Asllanit për sekretet e formës së tij dhe krenarinë për përfaqësimin e Kosovës

Dortmundi kthen interesimin te Fisnik Asllani

Kosova mundet thellë në ndeshjen e parë të Lojërave Mesdhetare

Kosova mundet thellë në ndeshjen e parë të Lojërave Mesdhetare

Skuadra shqiptare prezanton fanellën e re me “filmin” kushtuar Mbretëreshës Teutë

Skuadra shqiptare prezanton fanellën e re me “filmin” kushtuar Mbretëreshës Teutë

Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

Sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë

Sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministri i Sportit flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Ministri i Sportit flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Tifozët me peticion, kërkojnë dorëheqjen e Infantinos

Tifozët me peticion, kërkojnë dorëheqjen e Infantinos

Humb jetën një punëtor i KEK-ut

Humb jetën një punëtor i KEK-ut

Intervistë e Fisnik Asllanit për sekretet e formës së tij dhe krenarinë për përfaqësimin e Kosovës

Dortmundi kthen interesimin te Fisnik Asllani

Plagoset me sëpatë një 45-vjeçar në Delvinë

Plagoset me sëpatë një 45-vjeçar në Delvinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën