TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Më e keqja pritet të vijë për qytetarët e Kosovës, kanë mbetur nën mëshirën e fatit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Memli Krasniqi viziton në Hagë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së ka thënë se më e keqja pritet që të vijë akoma për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës. Ai ka theksuar se qytetarët kanë mbetur “nën mëshirën e fatit”.

“Si asnjëherë pas luftës në Kosovë, inflacioni është ngritur në 14.1 për qind. Me këtë përqindje, Kosova është në mesin e shteteve që i prijnë listës në nivelin global, me shkallën më të lartë të zhvlerësimit të parasë. Rrjedhimisht, me të njëjtat të hyra si deri dje, secili qytetar i vendit tonë, sot blenë më pak produkte e siguron shumë më pak shërbime.Për dallim nga shtetet tjera, të cilat kanë një ekonomi më të fuqishme dhe përmes masave qeverisëse po lehtësojnë jetën e qytetarëve të tyre, qytetarët e Kosovës kanë mbetur nën mëshirën e fatit”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka shtuar se propozimi i PDK-së për ta hequr akcizën për naftën dhe të TVSH-së për produktet ushqimore, është një kërkesë urgjente që po ia bëjnë Qeverisë. /Teve1.info/

Postimi i tij i plotë:

Si asnjëherë pas luftës në Kosovë, inflacioni është ngritur në 14.1 për qind. Me këtë përqindje, Kosova është në mesin e shteteve që i prijnë listës në nivelin global, me shkallën më të lartë të zhvlerësimit të parasë.

Rrjedhimisht, me të njëjtat të hyra si deri dje, secili qytetar i vendit tonë, sot blenë më pak produkte e siguron shumë më pak shërbime.

Për dallim nga shtetet tjera, të cilat kanë një ekonomi më të fuqishme dhe përmes masave qeverisëse po lehtësojnë jetën e qytetarëve të tyre, qytetarët e Kosovës kanë mbetur nën mëshirën e fatit.

Në kulmin e ngritjes së çmimeve të të gjitha produkteve bazike ushqimore – Kryeministri dhe Qeveria që ai udhëheqë, nuk po tregojnë as vizion, as vullnet e as guxim për të marrë masa konkrete për të zbutur këtë gjendje.

Fatkeqësisht, më e keqja akoma pritet që të vije për ekonominë dhe qytetarët tanë. Analizat ekonomike paralajmërojnë se dimri që po vjen pritet të jetë jashtëzakonisht i rëndë.

Rritja deri në trefish e çmimit të energjisë, shtrenjtimi i lëndëve djegëse për ngrohje, do të jenë sfidë shumë e rëndë për secilën familje. Çmimet e derivateve dhe të ushqimeve nuk pritet aspak të zbresin. Pandemia po e rikthen intensitetin e saj, e, sipas gjendjes faktike, mundësia për rritjen e pagave është tepër e vogël.

Këto paralajmërime, do të duhej të mjaftonin që Qeveria të ndërmerrte masa emergjente qysh sot. Por, jo. Për Kryeministrin, i cili në 100 ditët e fundit gjysmën e tyre e ka kaluar jashtë vendit nëpër ekskursione personale – pa asnjë rezultat për Kosovën, më me rëndësi po dalin të jenë tryezat e debateve dhe takimet shterpe.

Si Parti Demokratike e Kosovës, ka kohë që kemi propozuar heqjen e akcizës për naftën dhe të TVSH-së për produktet ushqimore.

Kjo tashmë nuk është vetëm një propozim, por, një kërkesë urgjente që po i bëjmë kësaj Qeverie për të reaguar. Dita është sot. Koha është menjëherë. Tashmë jeni vonë!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

​Çitaku kritikon VV-në: Për besë, për gjynah jeni

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

​Mijaçiq: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë

​Mijaçiq: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci për PDK-në dhe LDK-në: A i keni emrat, apo vetëm arsyetime?

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

​Çitaku kritikon VV-në: Për besë, për gjynah jeni

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, reagon policia

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, reagon policia

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

​Mijaçiq: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë

​Mijaçiq: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci për PDK-në dhe LDK-në: A i keni emrat, apo vetëm arsyetime?

Kryeziu-Hyseni: Asociacioni nuk sjell normalizim, nevojitet nënshkrimi i marrëveshjës së Brukselit

Kryeziu-Hyseni kritikon Abdixhikun: Qasje kontradiktore në procesin për president

Përkujtohet dëshmori Gëzim Sahiti, motra: Ishte i hareshëm, këndojke kah shkojke

Përkujtohet dëshmori Gëzim Sahiti, motra: Ishte i hareshëm, këndojke kah shkojke

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën