TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare

by teve1
2 muaj ago
1
A A
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe dhe ftesa të dyshimta që po qarkullojnë përmes aplikacioneve të komunikimit, të cilat ofrojnë mundësi të pretenduara për përfitime nga investimet.

Sipas BQK-së, qytetarët mund të pranojnë mesazhe nga numra ndërkombëtarë, përmes të cilëve ftohen të bashkohen në grupe investimi duke klikuar në lidhje të jashtme.

“Mesazhet mund të krijojnë përshtypjen se bëhet fjalë për mundësi të leverdishme investimi, ndërsa në disa raste aplikacioni mund të shfaqë edhe paralajmërim se përmbajtja mund të jetë keqdashëse”, thuhet në njoftim.

BQK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos klikojnë në lidhje të panjohura, të mos ndajnë të dhëna personale apo financiare dhe të mos kryejnë pagesa bazuar në këto ftesa.

Për të rritur sigurinë online, BQK këshillon qytetarët që të ruajnë me kujdes të dhënat e kartelave bankare dhe të mos i ndajnë ato përmes e-mailit, SMS-it apo telefonit me persona të paautorizuar.

Gjithashtu, qytetarët këshillohen të mos hapin lidhje të dyshimta dhe të mos reagojnë ndaj mesazheve që kërkojnë veprim të menjëhershëm.

Pagesat dhe të dhënat bankare nuk duhet të vendosen përmes lidhjeve të dërguara në SMS.

BQK rekomandon përdorimin vetëm të faqeve zyrtare dhe aplikacioneve të verifikuara të bankave, si dhe aktivizimin e njoftimeve për çdo transaksion.

Qytetarët duhet të kontrollojnë rregullisht historinë e pagesave dhe transferave dhe të raportojnë menjëherë çdo mesazh të dyshimtë te banka ose institucioni i tyre financiar.

“BQK mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së konsumatorëve dhe rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për rreziqet që lidhen me mashtrimet financiare dhe sigurinë digjitale”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën