TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla thirrje ish-opozitës: Ejani në takim të gjejmë zgjidhje për Presidentin

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Gërvalla thirrje ish-opozitës: Ejani në takim të gjejmë zgjidhje për Presidentin

Kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të angazhohen në dialog për të gjetur një zgjidhje për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe për të shmangur një tjetër ngërç institucional.

Në një reagim publik, Gërvalla ka theksuar se Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe marrëveshje, duke thënë se interesat partiake duhet t’i lënë vend interesit të Republikës.

Ajo ka bërë thirrje që partitë politike të marrin pjesë në takimet konsultative, duke vlerësuar se shmangia e dialogut është ikje nga përgjegjësia politike dhe shtetërore.

“Në këtë moment, interesat partiake duhet t’i lënë vend interesit të Republikës. Marrëveshja nuk është dobësi politike. Është përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar Gërvalla.

Sipas saj, në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, është diskutuar për nevojën e gjetjes së një rrugëdaljeje nga situata aktuale politike.

Gërvalla ka kërkuar që të gjitha subjektet politike të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjes së Presidentit, përmes propozimit të emrave konkretë për një kandidat konsensual.

Ajo ka theksuar se nuk është e nevojshme që partitë të pajtohen për çdo çështje, por sipas saj, duhet të ekzistojë guximi politik për të arritur dakordim për atë që është e domosdoshme për funksionimin e institucioneve.

“Ejani në takim! Të flasim! Aty kontribuohet për zgjidhjen që i duhet shtetit”, ka përfunduar Gërvalla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti e Abdixhiku takohen në Kuvend

Kurti e Abdixhiku takohen në Kuvend

ASK: Tregtia me pakicë shënon rënie mbi 6 për qind

ASK: Tregtia me pakicë shënon rënie mbi 6 për qind

Komandanti i KFOR-it takon shefen e përkohshme të BE-së në Kosovë, diskutojnë për sigurinë

Komandanti i KFOR-it takon shefen e përkohshme të BE-së në Kosovë, diskutojnë për sigurinë

BE pret konsultime mes qeverisë dhe komunave për hapjen e urës së Ibrit

BE pret konsultime mes qeverisë dhe komunave për hapjen e urës së Ibrit

Kurti e Abdixhiku takohen në Kuvend

Kurti e Abdixhiku takohen në Kuvend

Turisti i vrarë në Ksamil: Policia ndryshon informacionin për identitetin e viktimës dhe thotë se ishte shtetas portugez

Turisti i vrarë në Ksamil: Policia ndryshon informacionin për identitetin e viktimës dhe thotë se ishte shtetas portugez

ASK: Tregtia me pakicë shënon rënie mbi 6 për qind

ASK: Tregtia me pakicë shënon rënie mbi 6 për qind

Gjykata siriane dënon me vdekje kushëririn e Bashar al-Asadit për krime lufte në Siri

Gjykata siriane dënon me vdekje kushëririn e Bashar al-Asadit për krime lufte në Siri

Komandanti i KFOR-it takon shefen e përkohshme të BE-së në Kosovë, diskutojnë për sigurinë

Komandanti i KFOR-it takon shefen e përkohshme të BE-së në Kosovë, diskutojnë për sigurinë

BE pret konsultime mes qeverisë dhe komunave për hapjen e urës së Ibrit

BE pret konsultime mes qeverisë dhe komunave për hapjen e urës së Ibrit

KB Vëllaznimi siguron të huajin e parë

KB Vëllaznimi siguron të huajin e parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën