TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deri tani, 50 serbë morën lejeqëndrim të përhershëm në Kosovë

Katër mijë e 533 lejeqëndrime të përkohshme e 126 të përhershme janë lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga fillimi i vitit deri më 30 qershor.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
2 0
A A

Katër mijë e 533 lejeqëndrime të përkohshme e 126 të përhershme janë lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga fillimi i vitit deri më 30 qershor.

Sipas të dhënave statistikore, nga ato të përkohshme dominojnë komuniteti serbë me një mijë e 266 lejeqëndrime, derisa edhe të përhershme janë 50 serbë që kanë fituar nga kjo e drejtë.
Mesatarja e lejeqëndrimeve në ditë i bie se është dhënë për 9 serbë në ditë, përgjatë kësaj periudhe.

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra vlerëson se kjo është pozitive pasi ka filluar integrimi i komunitetit serb në shoqëri.

“Natyrisht nëse kanë historikun e tyre të pastër dhe dëshmojnë se kanë qenë tradicionalisht qytetarë apo banorë të Republikës së Kosovës dhe pas verifikimeve të nevojshme nga institucionet e sigurisë mendoj që është në rregull dhe mund ta shohim si një lloj integrimi dhe pranimi të shtetësisë së Kosovës”, thotw Shkodra.

Sipas tij, institucionet e sigurisë në vend kanë mekanizma të mjaftueshëm në selektimin e dhënies së lejeqëndrimeve të shtetasve të huaj.

“Kosova ka institucione të sigurisë mjaft të konsoliduara dhe mendoj se nuk bëhen lëshime të tilla po në rast se ka diku ndonjë lëshim është mirë që edhe opozita të kontribuojë në io identifikimin e personave që nuk meritojnë as lejeqëndrimin e cila është e ndryshme nga shtetësia e Kosovës, por as shtetësinë e Kosovës assesi… Të gjithë ata që i nënshtrohen procedurës kalojnë nëpër filtrate e institucioneve të sigurisë dhe janë mjaft rigoroze”, vlerëson ai.

Derisa juristi, Hasan Shala thotë se duhet parë me kujdes baza ligjore për dhënien e këtyre lejeve, pasi dëmet mund të jenë të mëdha.

“Këtu duhet vlerësohet, nëse është qëllimi politik i këtyre qytetarëve dhe se këta pa u plotësu kushtet dhe kriteret që i përcakton ligji, miratohet, atëherë konsideroj se është një gabim i madh i MPB-së që i lejon qytetarët të regjistrohen pa u plotësu kriteret apo kushtet që i përcakton ligji”, shprehet Hasan Shala-jurist.

Në të dhënat publike të MPB-së, shihet se një numër i konsiderueshëm i lejeve është dhënë edhe për shtetas turq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës

Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë

Aksion në Fushë Kosovë – deri në 1 mijë euro gjobë për taksistët ilegalë

Aksion në Fushë Kosovë – deri në 1 mijë euro gjobë për taksistët ilegalë

Nis asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj

Nis asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën