TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LVV: Dëshpërues refuzimi i ftesës së Haxhiut nga PDK, LDK dhe Aleanca

Pas PDK e Aleancës, Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës i ka thënë jo për takim ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Nga Vetëvendosje thonë për tëvë1 se këto refuzime, janë zhgënjyese.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
1 0
A A

Ftesat u bënë të premten e 14 gushtit.

Por Partia Demokratike e Kosovës e Aleanca e refuzuan menjëherë thirrjen e ushtrueses së detyrës së presidentes për takim.

E këtë të hënë, një jo si përgjigje e dhanë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për takimin e së martës, siç bëjnë të ditur burime të televizionit, kryetari Lumir Abdixhiku ka planifikuar të mos marrë pjesë në diskutimet për president.

Nga Vetëvendosje po i quajnë këto refuzime dëshpëruese.

“Është dëshpëruese padiskutim zhgënjyese refuzimi i ftesave për takime. Ky proces kërkon domosdoshmërisht takime, sepse presidenti është nyja të themi e krejt këtij ngërçi. Kurti i ka ftuar vazhdimisht në takim dhe pa asnjë dyshim do i përsëritë ftesat dhe ne jemi shumë të interesuar për t’u takuar dhe për të pasur marrëveshje politike, nuk ka asnjë alternativë tjetër, duhet të takohemi edhe të arrihet marrëveshje për një emër konsensual”, thotë deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.

Në anën tjetër, nga Aleanca thonë se votat e shtatë deputetëve të partisë për çështjen e presidentit, janë në dispozicion.

Megjithëse për këtë, sipas Besnik Tahirit, duhet të pranohen gjashtë pikat e tyre, përfshirë gazin amerikan.

“Votat e Aleancës janë në tavolinë për president. Thërrasim sa më shpejt të ndodhë kjo dhe kërkojmë që as neve mos të na adresojnë vetëm t’i marrin disa vendime të ligjshme, të cilat konfirmojnë që gazi amerikan hyn në Kosovë. Investime në ndodhin dhe ato gjashtë pika, që mos t’i përsëris…Unë nuk mendoj se ka krizë kushtetuese, por mendoj se këtu ka krizë politike. Kriza politike iu ka imponuar Kosovës falë një qëllimi politik të LVV-së për t’i pasur tri pozitat në kontroll”, u shpreh deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri.

Për politologun Albinot Maloku, refuzimi nga partitë politike për takim me Haxhiun ka sens.

“Refuzimi i ftesës së deputetes Albulena Haxhiu është krejtësisht normale, nuk ka kapacitet kushtetues prej shefeje të shtetit në mënyrë që të provoj ta luajë unifikuesen e spektrit politik në vend, tani konsideroj që kjo përqasje e Lidhjes Demokratike të Kosovës është më e sqaruar për dallim prej qëndrimit qe e patën disa ditë më përpara në lidhje me një shpjegim krejtësisht të dykuptimtë por që sot ka një arsyeshmëri më të qartë se nuk duan të jenë pjesë e rrethanave të cilat krijohen pa një natyrshmëri dhe racionalitet”, deklaroi Maloku.

Siç ishte bërë e ditur të premten, qëllimi i takimit të thirrur nga Haxhiu ishte të diskutohet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Arrestohet një person në veri pasi dyshohet se e sụlmoi një tjeter me shishe qelqi

Arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se tentoi të kryejë vjedhje të rëndë

“S’ka shitje”, shalqiri e speci po u mbeten në ara fermerëve në Rahovec, kërkohet ndërhyrje urgjente

“S’ka shitje”, shalqiri e speci po u mbeten në ara fermerëve në Rahovec, kërkohet ndërhyrje urgjente

Ibishi: Disa parti politike po na kopjojnë programin tonë zgjedhor

Ibishi: Drita e gjelbër nga Brukseli për hapjen e urës mbi Ibër, arritje e jashtëzakonshme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve, në shtëpinë e tij në Leposaviq gjenden fishekë

Vdes punëtori i KEK-ut në vendin e punës, sindikata kërkon kushte më të mira në punë

Vdes punëtori i KEK-ut në vendin e punës, sindikata kërkon kushte më të mira në punë

Vihet gurthemeli i Parkut Industrial në Podujevë, Kurti: Synojmë transformim ekonomik

Vihet gurthemeli i Parkut Industrial në Podujevë, Kurti: Synojmë transformim ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën