TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozitarët mbajnë seancë: Albin Kurti po e mban peng shtetin

48 orë pas tollovisë në Kuvendin e Kosovës, sërish të premten deputetët e PDK-së dhe disa deputetë të Aleancës u paraqitën në sallë plenare. Kësaj here nuk pati tensione, por mesazhe për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që ta konstituoj sa më parë Kuvendin.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
1 0
A A

Seancë nuk pati të premten, por njëri pas tjetrit, u nisën për në sallë plenare.

Në këtë formë edhe në ditën e dytë me radhë, deputetët opozitarë u paraqiten në Kuvend.

Krejt kjo me kërkesën për të vazhduar seanca konstituive e ndërprerë të shtunën.

Edhe këtë herë këtu u panë të zgjedhurit e popullit nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca.

Ndryshe nga ditët e seancave të rregullta, këtu të premten punonjësit e kuvendit nuk hynë fare në sallë.

Kjo bëri që punën e tyre, ta kryejnë vet deputetët e pranishëm.

Në këtë formë këta ndihmuan edhe në vendosjen e mikrofonëve të mediave, të cilat nuk u lejuan poshtë në sallë.

Kur gjithçka ishte gati, fjalën e mori kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

“Sot ka deshtë me qenë seancë pune, ku diskutohen ligje dhe akte tjera në dobi të qytetarëve dhe Kosovës”, deklaroi Bedri Hamza.

Nga foltorja, Hamza iu drejtua kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Albin Kurti po e mban peng shtetin. Atij i kërkojmë urgjentisht, të reflektojë dhe të heqë dorë nga këto veprime antikushtetuese. Sepse pa e rikthyer kushtetutshmërinë, pa u kthyer rendi kushtetues, me ne nuk mund të flitet për asgjë tjetër. Thirreni seancën, dhe kthejuani Kuvendin të zgjedhurve të popullit”, tha Hamza.

Nga tre deputetët e Aleancës që erdhën në Kuvend, fjalën e mori Burim Ramadani.

“Qysh një njeri që udhëheq vendin qe gati shtatë vjet, e ndër to edhe institucionet e sigurisë, nuk don as me kuptu që vakuumi institucional është baza e rrezikimit të sigurisë kombëtare. Pse po ikin këta njerëz? Pse e kanë qëllimin e bllokimit të institucioneve, përkatësisht shtetit? Askush nuk po ia konteston fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit. E bindja jonë, është se ajo do të jetë fitorja e fundit e tyre”, deklaroi Burim Ramadani.

Me kaq përfundoi edhe seanca e opozitarëve.

Pas kësaj, deputetët e PDK-së dhe Aleancës, u ndalën në hollin e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Tash pas qëndrimit të fundit të LDK-së, rruga është e hapur. I kanë numrat, i kanë votat. Por këtë vend dhe këtij vendi, në bazë të rezultatit zgjedhor e ka përgjegjësinë dhe mundësinë që Lëvzija Vetëvendosje, zoti Kurti, me bo institucione apo me mbajtë vendin në vakuum institucional”, tha Bedri Hamza.

Foli edhe Albana Bytyqi nga Aleanca.

“Së pari le të bëhet konstituimi, le të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, pastaj ta shohim se si do të rrjedhë situata. Nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti e ka seriozisht për zgjedhjen e presidentit, atëherë e ka partinë e LDK-së, që do ta sfidojë dhe do ta zgjedhin së bashku”, pohoi Bytyqi.

Ndryshe, të enjten këto dy subjekte politike i dërguan kërkesë deputetit më të vjetër, Avni Dehari, për thirrjen e seancës konstituive këtë të premte.

Por nga ky i fundit nuk morën përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Presidentja takon kryetarët e komunave, premton mbështetje për investime

Presidentja takon kryetarët e komunave, premton mbështetje për investime

Të dielën mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë

Të dielën mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë

397 zyrtarë të rinj i bashkohen Policisë së Kosovës, 118 prej tyre gra

Realizimi i ëndrrës, nga dëshira për uniformën policore te shërbimi ndaj qytetarëve

Realizimi i ëndrrës, nga dëshira për uniformën policore te shërbimi ndaj qytetarëve

BQK aplikon zyrtarisht për përfshirjen e Kosovës në SEPA

BQK aplikon zyrtarisht për përfshirjen e Kosovës në SEPA

​Qytetarët protestojnë sërish në Tiranë para Kryeministrisë, me gjithë kërcënimet dhe gjobat

​Qytetarët protestojnë sërish në Tiranë para Kryeministrisë, me gjithë kërcënimet dhe gjobat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën