TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

by teve1
56 minuta ago
0
A A
Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për vazhdimin e masave për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës, duke pretenduar se këto masa po dëmtojnë bizneset, po cenojnë konkurrencën e lirë dhe nuk po sjellin përfitime reale për konsumatorët.

Në një reagim publik, Shoqata ka vlerësuar se vendimi për kontrollin e çmimeve nuk i përmbush kriteret e përcaktuara për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtëritshme.

Sipas saj, vendimi është gjithashtu në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ i cili parasheh që masa të tilla të mund të zbatohen për një periudhë maksimale prej 90 ditësh.

Shoqata ka ngritur shqetësime edhe lidhur me barrën financiare që, sipas saj, po rëndon mbi konsumatorët.

Ajo ka pretenduar se, krahas rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar, është rritur edhe pagesa që shkon në buxhetin e shtetit.

“Nga data 3 mars 2026 deri më sot, konsumatorët kanë paguar në buxhetin e shtetit mesatarisht rreth 7.5 centë për litër më shumë se në periudhën para fillimit të konfliktit dhe rritjes së çmimeve të furnizimit”, thuhet në reagimin e Shoqatës.

Sipas naftëtarëve, mungesa e politikave mbështetëse dhe e një plani operativ shtetëror për përballimin e krizave energjetike ndërkombëtare ka bërë që barra financiare të vazhdojë të bjerë mbi qytetarët dhe bizneset.

Shoqata ka theksuar se, pavarësisht vështirësive dhe humbjeve financiare, kompanitë e sektorit të naftës kanë vazhduar të sigurojnë furnizim të rregullt dhe të pandërprerë të tregut.

“Karburantet janë produkte me rëndësi jetike për ekonominë, transportin dhe sigurinë kombëtare”, thuhet në reagim.

Në fund, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka kërkuar Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të anulojë menjëherë vendimin për kontrollin e çmimeve dhe të rikthejë funksionimin e tregut mbi parimet e konkurrencës së lirë.

Shoqata ka paralajmëruar se, nëse vendimi nuk anulohet, do të shqyrtojë të gjitha mundësitë juridike për kundërshtimin e masave, përfshirë edhe kërkesën për kompensim të humbjeve që, sipas saj, janë shkaktuar nga këto masa.

Në të njëjtën kohë, ajo është shprehur e gatshme për dialog institucional dhe ka kërkuar që vendimet e ardhshme për sektorin e naftës të bazohen në analiza profesionale, ligjshmëri, transparencë dhe konsultim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e industrisë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Policia shpëtoi një të moshuar që kishte rënë në bunar në Muzeqinë të Shtimes

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Policia shpëtoi një të moshuar që kishte rënë në bunar në Muzeqinë të Shtimes

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

“InfoNata” 08.10.2026

“InfoNata” 08.10.2026

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën